• |
ide | kryesore

Nga burgu në Paraguaj, në fushë për Gimnasia: Ronaldinho kthehet në aktivitet “vetëm për Maradonën”

-Instant, Sport



Në Amerikën e Jugut e kanë përcaktuar “Bomba e merkatos së pandemisë”. Bëhet fjalë për një lajm që vjen nga Argjentina: Ronaldinho, i tërhequr në 2018 e aktualisht në arrest shtëpie në Paraguay për problemet për përdorimin e një pasaportë false, i ka besuar disa miqve të tij se ka ndërmend të kthehet të luajë futboll e se kërkon ta bëjë vetëm për Diego Armando Maradona, tek Gimnasia La Plata.

Lajmi interesant i merkatos vjen nga e përditshmja El Dia e për momentin nuk gjen asnjë konfirmim zyrtar: për Dinho tek Gimnasia ishte folur më parë vetëm në 2016, kur braziliani ish-Barcelona dukej pranë klubit si premtim nga ana e kandidatit për president, Marin. Asgjë më shumë se kaq, por të imagjinosh kthimin në fushë të Ronaldinho, nën drejtimin e Diez, i ka bërë të ëndërrojnë tifozët në të gjithë botën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *