• |
ide | kryesore

Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O’Brien dhe Richard Grenell i dhanë fund kësaj pamje. Ia dhanë shijen e pafuqisë.


Këta të dy, dhe pse jo, e gjithë Zyra e Donald Trump, kësaj radhe e kanë poshtëruar Shtëpinë e Bardhë.


Nisja e procesit të marrëveshjes së paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, e prerë në rrugë, është aq e papritur dhe e habitshme, sa tregoi pafuqinë e shtëpisë më të famshme të botës në një moment ekskluziv politik.

Kjo shtëpi ka sunduar botën me sjelljen, fuqinë, informacionin dhe qëndrimet e saj. Rasti i fundit e bëri atë të prekshme, normale dhe më pak të informuar se të gjitha vendet tjera që dikur kishin frikë nga nami i saj.

Humbësi më i madh në këtë ngjarje është Presidenti Amerikan dhe vetë Shtëpia e Bardhë.

Mysafirët e saj, që ishin nisur të takoheshin për fillimin e një procesi paqeje, janë vetëm viktima të një konspiracioni brenda-amerikan. Me kënaqësi, dështimin e takimit do ta përjetojnë një pjesë e europianëve dhe rusët.

Ata, çuditërisht, kishin informacion se ky takim nuk do të mbahet, dhe këtë, në një mënyrë, e bëri të ditur qartë Aleksandar Vucic, pas takimit me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Gjëra të rëndësishme do të ndodhin. I bisedova me Presidentin Putin, por nuk dua t’i bëj publike, sepse janë të rëndësisë së veçantë”, tha ai.

Dhe vetëm pas disa orësh, ndodhi kidnapimi!

Kidnapimi “i të ftuarit” për fillimin e procesit të paqes, në mes të rrugës, pa e ditur Këshilltari për Siguri Kombëtare, që mbi tavolinën e tij ka gjithë informacionet botërore, është lajm i keq për Amerikën dhe fuqinë që ajo përfaqëson.

Kjo që ka ndodhur është jo vetëm konspiracion kundër Shtëpisë së Bardhë, me qëllim të minimit të procesit të udhëhequr nga Presidenti Trump, por është poshtërim i figurës dhe simbolikës së Shtëpisë së Bardhë, që deri dje ka pasur brenda saj namin e fuqisë, namin e ndikimit dhe jo rrallë përcaktimin e jetës së njerëzve nëpër botë.

Pyetja e vetme që mund të lindë ka të bëjë me njerëzit dhe për njerëzit e Shtëpisë së Bardhë. Pse ndodhi kidnapimi i të ftuarëve të Shtëpisë së Bardhë? Dështimi i takimit si rezultat i kindapimit të të ftuarit rrugës nuk është bërë me formulë juridike, por ka qenë i organizuar dhe krejtësisht politik. Kjo edhe për faktin se Prokurorinë e ruan, e mirëmban dhe e paguan kjo Administratë.

Kidnapimi, gjithashtu, nuk mund të jetë europian, sepse nuk ka pasur kurrë guxim evropian për të dalë përballë Amerikës dhe për të qenë minues ndaj saj. Është veprim krejtësisht brenda-amerikan dhe i konspiruar kundër Shtëpisë së Bardhë.

Në të kundërtën, sikur të kishte informacion, e besoj se ka pasur në institucionet tjera amerikane, është dashur të anulohet takimi për një arsye krejt tjetër. Qoftë edhe me një fjali: Nuk do të ketë takim!

Karriera ushtarake dhe politike e ka bërë Hashim Thaçin prej kohësh njeriun më të përcjellur dhe të dokumentuar, së paku në Kosovë. Madje, thuhej edhe se ekziston një raport i detajuar i inteligjencës amerikane dhe asaj gjermane për Thaçin, qysh nga viti 2005.

Prandaj, edhe gazeta gjermane Der Spiegel ngriti një pyetje ditën e djeshme, që do të duhej ta bënin edhe në SHBA: Nëse është ditur gjithçka për Thaçin, dhe ajo që mund të pretendohet se ai ka bërë qenka në çfarëdo forme kriminale, atëherë përse kjo nuk e ka ndalur askënd deri më tash që të ulet në tavolinë me të – sa herë që vihej në pyetje e ardhmja, jo vetëm e Kosovës, por e gjithë Rajonit?

Pse ai u quajt George Washington pikërisht në vendin ku duhej të nënshkruhej marrëveshja?

Po ashtu, është një moment krejt i padrejtë që ka ndodhur me popullin e Kosovës për t’u përfaqësuar.

Prokuroria veproi në një moment krejtësisht brutal dhe kjo nuk mund të jetë e paqëllimshme. Prokuroria tregoi se është politike dhe ka mohuar që 2 milionë shqiptarë të përfaqësohen në fillimin e një misioni paqeje të udhëhequr nga vet Presidenti amerikan.

Ky moment drejtësie është i pashembullt dhe jo-proporcional në rrafshin e të drejtës dhe e bën këtë Gjykatë të pabesueshme.

Tekefundit, paturpësisht në një moment delikat u ndërruan rolet në skenën publike e mediatike, si dhe në tavolinën e bisedimeve. Në këtë moment delikat, kur Prokuroria doli me njoftim për akuzë kundër UÇK-së, e bëri tavolinën që të harrohet krimi i madh serb dhe të dalë që “krimi” tjetër përballë një “pafajësie” serbe të jetë narracion i së ardhmes. Edhe më keq, kjo tash ka përfaqësim mediatik.

Por, cilat janë implikimet për Kosovën në të ardhmen, dhe a është rrezikuar projekti i shtetësisë?

Natyrshëm vjen menjëherë dëmtimi i reputacionit dhe pozicionit të Kosovës në çfarëdo procesi negociues në të ardhmen.

Me përjashtimin efektiv të SHBA-ve nga lidershipi në Dialogun e ardhshëm, vështirë se do të ketë marrëveshje nën Administratën aktuale të Trump. Dialogu kthehet ne Bruksel.

Aktakuza rrezikon ta ndërrojë narracionin për luftën në Kosovë dhe paradoksalisht i vesh liderët serbë me petkun e paqebërësve, duke ua forcuar jashtëzakonisht shumë pozicionin në negociata.

Pavarësisht trumbetimeve që Administrata Biden do të krijojë rrethana më të mira për Kosovën, është e gabuar, sepse duhet sqaruar disa çështje që janë në kujtesën e veprimeve.

Nën Administratën Obama-Biden, Kosova përfundimisht ka rënë si çështje prioritare në SHBA. Në vend se të krijohej momentum i ri politik për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pas vendimit të GJND-së, SHBA ka lejuar që çështja e Kosovës të zhvendoset në Bruksel.

Rezultatet e një dekade negociatash, të udhëhequra nga BE, më së miri shpjegohen me gjendjen në Urën e Ibrit, që pavarësisht propagandës, investimeve, vizitave, mbetet e mbyllur. Pra, në bllokadë.

Administrata Obama, po ashtu, ka shtyrë përpara procesin e krijimit të Gjykatës Speciale, me argumente të paqëndrueshme politike, sepse kërcënohej se nëse nuk bëhej në Kosovë, Rusia e krijon mundësinë që këtë ta bëjë në OKB. Siç dihet, asnjë vendim në OKB nuk kalon pa pëlqimin e anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, 3/5 e të cilëve janë (ishin) aleatë të Kosovës.

Kjo Gjykatë tashmë jo vetëm që ndërron narracionin për raportin viktimë-agresor në Kosovë, por ajo zhbën në mënyrë post-festum edhe vetë arsyen e intervenimit amerikan në Kosovë. Me fjalë të tjera, ajo dëmton pa masë narracionin për Kosovën si storie suksesi në politikën e jashtme amerikane.

E fundit, Obama ka pasur qasje shumë pozitive në raport me Serbinë, siç dëshmohet edhe nga vizita e Hillary Clinton dhe vetë Biden në Serbi. Biden ishte Zëvendëspresidenti i parë që vizitonte Beogradin në shumë dekada.

Kjo e sjell Kosovën në një situatë të paprecedent, ku BE ndërhyn në mënyrë arbitrare jo veç në procesin e udhëhequr nga Grenell, por edhe në zhvillimet politike në Kosovë. Sepse, aktakuza e pretenduar në fakt hap rrugë për rikonfigurim të tërësishëm të skenës politike dhe krijon avantazhe të jashtëzakonshme për një parti të caktuar politike – Vetëvendosjen. Kjo ndërhyrje është shumëfish më e madhe dhe më direkte sesa ndërhyrja e trumbetuar e Grenellit në rënien e Qeverisë Kurti.

Po ashtu, me dëmtimin e procesit, të nisur në Shtëpinë e Bardhë, BE-së i është hapur rruga për ta udhëhequr procesin e ardhshëm të Dialogut me një Kosovë të mbështetur për muri. Ç’është më e keqja, procesi i BE-së në parim është i destinuar për të dështuar. Është proces pa parime, pa kornizë negociuese dhe pa lidership politik.

Fjalia “normalizim i raporteve” nuk është asgjë tjetër veçse një shënjues i zbrazët i vetë logjikës politike të BE-së, që as pas një dekade dështimi në negociata nuk e ka të qartë kotësinë e qasjes së saj. Një qasje kjo që e ka përdorur në Dialog, jo për ta forcuar shtetësinë e Kosovës, e as për ta shtyrë Serbinë për ta njohur Kosovën, por për t’i hapur rrugë progresit të Serbisë në integrimet europiane.

Normalizimi është term politik, e jo juridik. E drejta ndërkombëtare nuk njeh term të tillë. Problemi i Kosovës është edhe juridik edhe politik dhe zgjidhja duhet të jetë e tillë që përfundimisht mbyll çështjen e statusit përmes njohjes reciproke.

Andaj, pavarësisht paqartësive të momentit, është esenciale që Kosova t’i rezistojë presionit europian për të hyrë edhe në një eksperiment tjetër negociues, që paraprakisht e përjashton qëllimin e njohjes së ndërsjellë.

Vucic sot është shndërruar në autokratin dhe kapësin e shtetit më të madh në rajon dhe çdo proces negociues që nuk parasheh njohje të ndërsjellë është proces për të legjitimuar përkrahjen europiane për Vucicin dhe jetëgjatësinë e tij politike.

17 Comments

  1. Ju mund ta sorollatni si te doni por te gjithe e dime qe Thaci nuk u “kidnapua”. Ai e dinte shume mire qe akuza ishte ngritur dhe kjo e shpjegon kembenguljen per te marre pjese ne ate takim, pra shpetimi i bythes se vet. Nje politikan me koshience detyre e kupton shume mire sa zgjedhje fatale ishte, e kupton sh.mire qe ne nje moment “tragjedia” do ndodhte. E publikon apo jo prokurori akuzen ,nje marreveshje me firmen e Thacit do ishte nul, pa asnje legjitimitet. Nese marreveshja do ishte nenshkruar te gjithe do thonin qe prokurori duhet ta publikonte akuzen para se demi te ndodhte, dhe nuk duhet te linte nje njeri te akuzuar per krime kunder njerezimit te vendoste firmen ne nje marreveshje historike, te derrmonte imazhin e ftuesit te takimit, pra Trump-it, dhe ndoshta te propozohej per Nobel. Ajo do kishte pasoja shume me te renda politike. Ato menduan se Thaci do terhiqej pa u turperuar, sepse e paten njoftuar qe heret. Kur ai nuk e beri, nuk i mbeti vecse ta benin publike. Per mendimin tim, kjo eshte shume me e moralshme, sesa te tallesh me shpresat dhe perpjekjet per paqe.

    1. mos analizoni ameriken ,amerika eshte shtet shum etnik ,ku politiken e luajn me te fuqishmit,sipas interesit,,bota nuk nje drejtesi se po ta kishte njohur ,nuk do ekzistonin problemet,nese analizojm fijet e interesit keshtu ne behemi pazari i interesit mes strategjive dhe ekujlibrave te amerikes rusis dhe evropes,apo kines,izraeli i mbeshtetur nga amerika kishte plan zgjerimi ne lindjen e mesme,nese atje deshton ,deshton dhe planet serbe greke ne sic duket nga rusia ,serbija bullgarija greqia po ndiqet nje asimetri politike sinkron shbave dhe izraelit ,po asht u dhe evropa ka interesat e veta turqija india kina,jan te gjitha ciceruese aktive konkuruese per te perfituar ne menyren e zhvillimit,ne menyren e vet e gjith kjo trysni ,bie mbi individ dhe popuj te dobet ne forme te shumfisht,ky esht raliteti sot,por plot sfida dhe i paralizueshem ,sepse kur themi zhvillim me interes ,pretendime asimetrike me konkurenc,ne grupet ndernjerzore,e gjitha kjo eufori,,e pergjilleshme e pakufizuar zhvillohet me gjith intensitetin e fuqis ashpersis e ku ne nje ambjent te kufizuar planetin tok,qe gjithcka eshte e krijuar per te funksionuar me rregull mas drejtesi hak,vlera virtyt moral te mir,sot mendojne flasin veprojne individi grupe shoqerore ulleheqes shtetesh ,pa ditur cfar mendojne flasin dhe veprojne per pergjegjsit dhe as pasojat,,ku primare kan vetem akuzat pastaj perdorimin e forces duke vrar prere roberuar individ e popuj te pafajshem vetem per pushtet dhe para,bota defakto ka vetem nje rrug shpetimi ,per te gjith ate te vlersimit ralitetit ndarjes problemit dhe orientimin e zgjilljeve me drejtesi hak,me durim butesi toleran c,meshir falje per ti bindur njerzit qe te kuptojn dhe angazhohen per te zevendesuar ,bindjet qe armiku sejcilit nuk eshte dikush tjeter por vetja vet egoja per pushtet para ,qe i shtun ne armiqsi me tjeret,kjo i ben te angazhohen qe urrejtjen me tjeret ta kthejn ne dashuri luften ne paqe dhe problemet ne zgjillje,njeriu as nuk esht i pagabueshem por dhe as i pandreqeshem ka logjiken ku faktet uzimi te mallit zot e qartesojne gjallerojne i tregojn zgjilljet dhe fuqizojn shpresen i japin siguri paqe shpetim ,mungon mesazhi paqes dhe bindjes per te gjith ,i malli zot e plotsoj meshiren e tije mbi ne njerzit ishin ato qe e ndryshuan por perseri njerzit jan po ato qe duke u mbeshtetur vetem tek i malli zot perseri njeritjetrit vetes mbar njerzimit mund ti sjellin dobi

  2. Poshterimi i vertete per SHBA, por edhe per gjithe shqiptaret kudo qe jane, eshte te merret ne konsiderate kjo qenje e pafytyre dhe e pander. Keshilltar i ideatoreve te planit per ndarjen e Kosoves dhe, ka zera qe thone se arrijne ta provojne se ka qene spiun i serbeve. Ajo qe thote ne kete shkrim, i vjen nga mllefi i grumbulluar si pasoje e humbjes se parashikuar te Thacit ne Kosove dhe Rames ne Tirane, te cilet me kete rast pane fundin e karrieres se tyre politike dhe ndoshta ka filluar t’iu dale ne endrra “shtepia pa qera”. Mos u merzit o Baton, nese nuk do e gjejne nje vend per ty ne ate shtepi, do te te duhet te dalesh hapur si keshilltar i Vucic. Mos harro se bere cmos te falimentosh fermeret shqiptare duke u bere promotor dhe duke mbushur tregun me mallra serbe. Vucic do te ta shperbleje.

  3. Dmth kur humb padroni yt (Thacic), Shtepia e Bardhe qenka e Zeze, ë?

    Kush ta ka mesuar politiken ty? ….se dua te coj qenin.

  4. Shkrim qesharak. 007 po analizon poshterimin e amerikes!!??. Ky spijun po mer persiper te beje analizen e raporteve SHBA-Evrope-Rusi!!! O Fejzio dhe ti si ky je?

  5. asnje student i vitit te pare ne gazetari nuk do te shkruante sa me siper.
    Vetem gjykimi i personave qe kane pasur rol ne lufte (pamvaresisht vendimit) e cliron perfundimisht UCK dhe vepren e saj, si dhe politiken kosovare. Dhe nese kjo behet nga gjykates te huaj, aq edhe me mire. Njesimi i fatit dhe bemave te HTH me UCK dhe Kosoven, ka qene nje padrejtesi e madhe per keto te fundit. Na duhen urgjentisht njerez qe skane te bejne me ate kohe, te ndritur, te urte, pa komplekse dhe te afte. Albin Kurti dhe te tjere si Ai, do ishin clirim per politiken e Kosoves ne arenen nderkombatere. Kosova dhe Shqiperia nuk meritojne as sot dhe as neser politikane DEPENSANTE si HTH apo ER.

  6. BATON HAXHIU ESHTE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA HASHA DHE EDI RAMA DHE DULLA

  7. I vetmi poshterim eshte i juaji dhe i Thacit me sakte ju qe mbeshtesnit ndarjen e kosoves. Heqja e Thacit nga tavolina ishte heqja e kerkeses se Serbise per kerkimin e nje marreveshje me shkembim territoresh. Kaq e thjeshte eshte. Hakmarrja sherbehet e ftohte. Si mund te mbeshteste Amerika nje marreveshje te gatuar ne Serbi. Kete e tha z . BUSHATI ish ministri i jashtem, qe marreveshje eshte project serb.

  8. O Baton
    Paske pjerdhur o i zi.
    Thoshte mire Konica:
    O zot me jep fuqi te mbyll gojen kur s’kam gje per te thene.
    Edhe ti mbylle ate hale se te pakten nuk marrim vesh sa loqe je…

  9. Nuk denjoj te komentoj,kete mercenar te serbise,qe na qenka terbuar,se po i rreshqet toka nen kembe,shefave te tij,e natyrisht edhe atij vete.Poooor,respektoj komentin e NERI,qe eshte shume i sakte dhe racional (dhe ky-Neri,gjithmone keshtu i ben komentet),respekte.

  10. Poshterimi i White House perse? Se eshte thirrur ne Hage Hashim Thaci? Paske rrjedhur nga trute more Bato…
    Hashim Thaci te jape dorheqje si Ramush Haradinaj e te shkoje si Ramush Haradinaj atje ne Hage!
    Atje pastaj ndryshe nga Haradinaj e te tjeret qe kane luftuar ne Kosove gjate luftes Kosoves, Thaci mund te mbrohet duke thene nje te vertete qe e di kushdo ne Kosove dhe Tirane – Qe ne kohen e Luftes Kosoves nga fillimi e der ne fund Hashim Thaci ka qene klient i Hotel Tirana ose 15-katshit!

  11. “Qamet“, kjo qe ka ndoll eshte qamet. Qamet per batonin, qamet per thacin, qamet per ramen, qamet per kosoven, qamet per ameriken, qamet per europen, ndoshta qamet edhe per palestinen e ku di un se per ke tjeter. Per mua batoni dhe jo vetem ai, nuk ben analize politike por politike sade prandaj i kujtoj atij se politika eshte pak a shume si ligjet fizike te natyres, dmth gjerat nuk ndodhin fare rastesisht, pas cdo veprimi apo aksioni politik, nese ke prekur interesa te caktuara, normalisht natyrisht, do te vij nje kunder veprim politik. Thaci nese nuk ka bere ato krime sic thote gjykata e hages atehere ai do te dale akoma me i fuqishem se c’eshte, keshtu qe kurajo baton se po na le ti e moren ne qafe kombin tone

  12. Nuk luani dot me shume porta.Sidomos kur ty Batonaviç te rreth mendja se Shtepia e Bardhe te lujaje me lojen tuaj.I gjithe turp mbi ju dhe sidomos qe paske dhe guximin te shash Shtepine e Bardhe.Nuk jane miqte e tu aty megjithse ata e kane perdhosur ate vend dhe ti qe u sherben po helmon shqiptaret.Ku e ke suksesin tend ?!Sa per UÇK kushdo qe luftoi per Kosoven eshte dhe do mbetet hero, por jo ti me Serbet e tu dhe Sorrosin tend.

  13. Haha bjeri shkurt edhe ti si rama. Fundja nje lobing eshte nga e majta amerikane tek ajo evropiane dhe te percklat e shqiperise dhe kosoves.

  14. Nuk besoj se administrata e SHBA nuk kishte dijeni per aktakuzen, pasi ky prokuror ishte emeruar nga administrata Tramp. Sa per Batonin, mjafton te permendim faktin qe mielli i ardhur nga Serbia edhe per leverdi te Batonit, eshte me 7% proteina nga 12% qe duhet te jete. Dhe ky miell eshte i destinuar per kuaj. Ose per embelsira, por kurrsesi per buke. Ja kjo eshte “dashuria” e Batonit perKosove e shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu