• |
ide | kryesore

Publikohet kënga e parë e albumit të Mozzik (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider
Mozzik



Mozzik ka publikuar sot këngën më të re të titulluar “Madonna”, duke hapur kështu zyrtarisht sezonin e tij të verës!Reperi kishte paralajmëruar që ky vit do të ishte i tiji, dhe e vërtetoi sot me klipin e ri që është mjaft ritmik!
“Kënga e parë prej albumit #MozzArt doli + me videoklip #MADONNA ? Urime prej nesër fillon sezoni e verës ? #2EUROGANG #KREJTALBUMIHITE”, shkruan ai.

Kënga është krijuar nga Rzon me tekst të vetë Mozzik, dhe sigurisht që i referohet një femre, me flokët e bardha si Madonna, që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij!

“Floket e bardha si Madonna donna donna
Ajo pi Korona rona rona
I mban 2 telefona fona fona
Nuk i behet vone as ne oret e vona”, është refreni i këngës!

Mozzik kishte planifikuar të kishte dhe një bashkëpunim të 3-të me ish-partneren e tij Loredana, por pas ndarjes duket se ky projekt do të vijë solo.

Albumi i ri i Mozzik ka dhe një superbashkëpunim me Kidën, që pritet të publikohet së shpejti. Titulli i këngës do të jetë “Kërkun” dhe kjo u zbulua pas fotos së albumit të ri të Mozzik, ku renditet edhe bashkëpunimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *