• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish filmi i shumëpritur

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania “Warner Bros” ka shtyrë sërish datën e publikimit të filmit të Christopher Nolan “Tenet”. Kjo është hera e dytë që premiera e projektit të shumëpritur shtyhet, për shkak të situatës me Covid-19. Kujtojmë se kinematë në pjesën më të madhe të vendeve të botës janë ende të mbyllura.

Filmi, i cili ka kushtuar rreth 200 milionë dollarë, ishte parashikuar që të vinte para publikut në 17 korrik, por u vendos që të publikohej në datën 31 të këtij muaji. Tani premiera është lënë për në 12 gusht.

Arseja pas shtyrjes së datave është se producentët e filmit dhe kompania “Warner Bros” dëshiron ta shfaqë patjetër në kinematë më të rëndësishme për publikun dhe do të presë derisa kushtet të jetë të duhurat për autoritetet shëndetësore. Po ashtu është edhe çështje financiare, pasi me kinematë më të mëdha në SHBA, në New York dhe Los Angeles, të mbyllura, filmi nuk mund të arrijë të nxjerrë fitimet që parashikon.

“Tenet”, me aktorë protagonistë Robert Pattison dhe John David Washington, tregon historinë e një agjensie operacionale spiunazhi për të parandaluar luftën e ardhshme botërore. Si të gjithë filmat e Nolan, detajet e këtij trilleri janë mbajtur sekret. Kujtojmë se Nolan ka realizuar filma si triologjia e “Dark Knight”, “Dunkirik”, “Interstellar” apo “Inception”. Megjithatë “Tenet” ka marrë statusin si “filmi më i pritur i vitit” pasi vetë regjizori ka deklaruar se është projekti më i mirë që ka realizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *