• |
ide | kryesore

Thaçi në Hagë, deputetët gjermanë: Gjykata Speciale pjesë integrale e sistemit të drejtësisë në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të reagojnë edhe kancelaritë e Bashkimit Europian. Peter Bejer dhe Kristian Shmid janë deputetë në Bundestagun gjerman dhe njëkohësisht reporterë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe kanë bërë një deklaratë ku qartësojnë pozicionin e Gjermanisë në këtë ngjarje dhe të vetë Bashkimit Europian.

Në një deklarate të tyre thuhet se: “Për ne është me shumë rëndësi të nënvizojmë se Prokuroria Speciale qe ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, në fakt është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Këto institucione janë krijuar nga vetë Kosova. Gjykata nuk është një trupë ligjore e huaj që po vendos mbi qytetarët e Kosovës.

Si një pjesë integrale e sistemit të drejtësisë kosovare, ajo ndjek krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nga individë gjatë luftës. Duam të sqarojmë se në fakt nuk po ndiqet penalisht lufta për pavarësi e Kosovës dhe as Ushtria Çlirimtare e Kosovës në bllok. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për këdo që ka aluduar këto ditë se po hidhet baltë mbi luftën Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK.

Ne e kuptojmë se segmente të veçanta në Kosovë po përpiqen të përhapin propaganda false në një mënyrë që të perceptohet se zyra e Prokurorit të Specializuar është një trupë e huaj dhe që po përpiqet të luftoje ndaj UÇK si e tërë. Kjo nuk është e vërtetë. Aq më tepër, kjo nuk reflekton punën në vazhdimësi të Gjermanisë dhe të komunitetit ndërkombëtar që po ndihmojnë në punën e kësaj dhome speciale të Prokurorisë në Kosovë dhe kjo është mirëkuptuar dhe pranuar nga të gjithë politikanët në Kosovë.

Rehabilitimi i të shkuarës së një kombi sidomos të krimeve të mundshme të luftës dhe kundër njerëzimit janë të domosdoshme për pastrimin e imazhit kushdo qoftë ai që i ka kryer këto krime. E vërteta është gdhendur nga populli i Kosovës dhe askush tjetër. Dhe ata presin që edhe liderët e tyre ta pranojnë këtë. Ashtu siç po bën Gjermania dhe Bashkimi Europian”, përfundon deklarata.



2 Comments

  1. Pra e hoqen fajin nga vetja dhe ja lane ne dere kosovareve.

    ???? Prokuroria Speciale qe ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, në fakt është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Këto institucione janë krijuar nga vetë Kosova. Gjykata nuk është një trupë ligjore e huaj që po vendos mbi qytetarët e Kosovës. ????
    ???? segmente të veçanta në Kosovë po përpiqen të përhapin propaganda false në një mënyrë që të perceptohet se zyra e Prokurorit të Specializuar është një trupë e huaj dhe që po përpiqet të luftoje ndaj UÇK si e tërë. Kjo nuk është e vërtetë ???

    Shume po komplikohet puna

  2. Keshtu eshte kur te urdherojn per cdo gje. Lepe peqe dhe e ha populli brinje me brinje. te tjeret grabisin e pasurohen pasi te kane sjell” lirine” a thu se njerzit nuk lindin te lire e prangat i vihen sipas oreksit te ……njerez te mbrapshte boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *