• |
ide | kryesore

Video/ “Dygualdo” e De Ligt: poker i Juventus ndaj Lecce e +7 nga Lazio

-Instant, F1, Sport, Video



45 minuta vuajtje e pastaj një dominim total fizik e kualitativ. Kështu Juventus arrin objektivin, duke mposhtur Lecce në ndeshjen e parakohshme të javës së 28° në Serie A e duke u spostuar momentalisht +7 nga Lazio në klasifikim. Në Allianz Stadium përfundon 4-0. Salentinët me 10 lojtarë për një orë, karton i kuq i Lucioni, janë dorëzuar në goditjet e Dybala, Ronaldo, Higuain e De Ligt që në pjesën e dytë bëjnë diferencën, duke rritur distancën në krye të klasifikimit.

Një pjesë e parë e mirë e Lecce, që për fat të keq mbeti me 10 lojtarë në të 32′: Lucioni humbi topin në mënyrë banale e pastaj shtriu përtokë Bentancur në një rast të qartë për gol, duke marrë kartonin e kuq. Në minutën e 8′ të pjesës së dytë një gabim në dalje nga zona e salentinëve i dorëzoi topin Ronaldos, që shërbeu menjëherë për Dybala, i cili nuk i la asnjë mundësi me të majtën portierit lecez.

Kaluan vetëm 9 minuta e Ronaldo fitoi një penallti, duke i marrë kohën Rossettini, që nuk kishte mënyrë tjetër për të frenuar portugezin të nisur drejt portës. CR7 e mori po vetë përsipër penalltinë, duke shënuar golin e 2-0, por ka ende kohë për shfaqje. E shfaqjen e jep Ronaldo e Gonzalo Higuain, që rikthehet në fushë pas dëmtimit. Asisti i portugezit është spektakolar, ashtu si dhe goditja potente e numrit 9, që shënon golin e tretë të bardhezinjve.

Pokerin përfundimtar e shënon De Ligt me kokë, në minutën e 87, duke përfituar nga hutimi i mbrojtësve të Lecces. Me këtë fitore, e 22 në këtë kampionat, Sarri e sheh veten me 69 pikë, 7 mbi Lazion që duhet të luajë kundër Fiorentinës në Olimpico, kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në përfundim të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *