• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni lotët e Klopp në transmetim direkt: “Shumë më tepër sa kishim ëndërruar”

-Instant, Sport, Video



Edhe pse titulli ka mbërritur pa luajtur, Jurgen Klopp nuk ka arritur të përmbajë lotët për Liverpoolin e tij: “Kjo fitore është shumë më tepër sa kishim imagjinuar, jam pa fjalë. Ajo që kanë bërë lojtarët është e pabesueshme, ia dedikojmë suksesin Dalglish e Gerrard”. Tekniku i Reds vazhdon: “Nuk mund të isha më krenar për këtë skuadër, stafin teknik e klubin. Kam ndjekur Chelsea-City me djemtë, duket se janë të motivuar edhe për shumë vite të tjerë”.

Klopp, duke folur për Sky Uk, ka menduar edhe për tifozët: “Shpresoj që të festojnë sepse e gjithë ajo që kemi bërë është për ata, janë në zemrën tonë e në mendjen tonë “.

E nëse tekniku gjerman i jep meritat skuadrës, lojtarët e tifozët bëjnë të kundërtën: “Nuk dua ti tregoj mungesë respekti atyre që e paraprinë, por që kur Klopp ka hyrë tek dera gjithcka ndryshoi – shpjegoi kapiteni Henderson -. Pas fitores së Champions kisha thënë se nuk do të ishte e mundur pa të dhe e theksoj edhe sot pas titullit kampion. Të gjithë besojmë tek ai që na solli deri në këtë pikë”.

https://www.youtube.com/watch?v=v57AjokYEQs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *