• |
ide | kryesore

YouTube-eri kërkon falje pasi hoqi dorë nga i biri autik

-Instant, Paparazzi, Slider

Një muaj pasi rrëfeu se ia ka dhënë një tjetër familjeje djalin e saj të adoptuar, YouTuber-ja Myka Stauffer u ka kërkuar falje atyre që janë lënduar nga ky vendim.


“Dua që fillimisht të kërkoj falje për zhurmën dhe të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për dhimbjen që kam shkaktuar. Ky vendim u ka thyer zemrat shumë njerëzve dhe më vjen keq që kam zhgënjyer shumë gra që më merrnin shembull si nënë”, -shkroi Myka në një postim të gjatë në Instagram, postimi i parë pas bërjes së vendimit publik. Myka pranoi se u tregua shumë naive gjatë procesit të adoptimit dhe tha se duhet të ishte trajnuar më shumë para se të mirëpriste Huxley-n në shtëpinë e tyre.


“Nuk isha përzgjedhëse ose e pajisur plotësisht, ose e përgatitur. S’mund të them që do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur, sepse jam shumë e lumtur që Huxley është atje ku është dhe po merr ndihmën që i duhet. Gjithashtu e di që ai është më i lumtur në shtëpinë e tij të re dhe është mirë. Ai përjetoi traumë dhe më vjen keq, asnjë fëmijë i adoptuar nuk meriton asnjë traumë më shumë. Doja aq shumë të jepja ndihmën time, saqë isha e gatshme të merrja në shtëpi çdo fëmijë që kishte nevojë për mua. Për këtë gjë u tregova naive, budallaqe dhe arrogante. Do të doja shumë të isha më e përgatitur dhe të kisha bërë më shumë. Do të doja që vendimi për t’u shkëputur të mos kishte qenë i nevojshëm për t’u marrë kurrë”, -shkroi Myka.
Ajo foli edhe për fjalët që qarkullonin se ajo dhe partneri i saj, James e shfrytëzuan Huxley-n, duke dokumentuar jetën e tij në internet dhe duke shkruar për të. Myka nënvizoi se nuk e bënë adoptimin për t’u pasuruar. Ajo tha se vërtet shpenzuan një sasi të vogël parash që vinin nga videot me të, por pjesa tjetër shkoi e gjitha për trajtimin e tij. YouTuberja e mbylli shkrimin duke i uruar Huxley-t të ardhmen më të mirë në botë. Markat e njohura ndërpresin bashkëpunimin me YouTuber-en që hoqi dorë nga i biri autik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu