• |
ide | kryesore

Atletico bezdis Juventus për Milik: spanjollët ofrojnë 5 milionë në sezon për polakun

-Instant, Sport



“Milik pa rinovim do të nxirret në merkato”, ka thënë disa ditë më parë drejtori sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli, duke sqaruar pozicionin e shoqërisë kunddrejt sulmuesit polak, në skadencë në 30 qershor 2021. E sigurtë është se për të nuk do të mungojnë pretendentët: Juventus e synon prej kohësh por edhe jashtë kandidatët nuk mungojnë. Sipas të përditshmes spanjolle ‘As’, të premten ka patur një kontakt mes Milik e Atletico Madrid. Drejtuesit e Colchoreros e polaku kanë biseduar në një ëeb-conference.

Drejtori sportiv i Atletico Madrid Andrea Berta ka kërkuar të mësojë disponibilitetin e Milik për tu transferuar në kryeqytetin spanjoll. Për lojtarin është gati një pagesë prej 5 milionë në sezon. Mes 40 e 50 milionë euro vlerësimi i Napolit për kartonin e sulmuesit. “Sa vlen Milik? Një lojtar i aftë vlen gjithnjë shumë para”, kishte shtuar Giuntoli, duke lëshuar një mesazh për të gjithë skuadrat e interesuara. Nga ana e tij, Gattuso shpreson që sulmuesi në fund të gjejë një akord për të zgjatur kontratën: “Në lojë ka pak që janë më të mirë se ai”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *