• |
ide | kryesore

“Dështoi se stërvitej nga një budalla si Van Gaal”: Stoichkov tregon cfarë ndodhi me argjentinasin

-Instant, Sport



Hristo Stoichkov ka qenë futbollisti bullgar më i mirë i të gjithë kohëve e flamur i Barcelonës. Ish- fantazisti në 1994 fitoi Topin e Artë pavarësisht humbjes në finalen e Champions kundër Milan të Capello. Me katalanasit Stoichkov ka fituar 15 tituj dhe hyri në historinë e klubit blaugrana. I kërkuar nga Cruijff, bullgari u largua nga klubi në 1995, vetëm një vit pas ardhjes në pankinë të Louis Van Gaal.

Raporti mes teknikut hollandez e fantazistit nuk ishte aspak idilik. E ka rrëfyer vetë Stoichkov në Radio Impacto de Cordoba: “Unë e vuajta shumë. Kur hynte në dhomat e zhveshjes thoshte gjithnjë se kishte shumë Cruijffizëm në skuadër. Por nga aty ku ishte ai, e vendit që mbante Cruijff kishte një diferencë gjigante”. Stoichkov ka kritikuar pastaj Van Gaal për impenjim të gabuar të Riquelme: “Nuk fitoi asgjë sepse kishte një trajner budalla si Van Gaal. E vendoste keq në fushë. Riquelme ka patur një karrierë të jashtëzakonshme, por ashtu si përdorej tek Barcellona ishte e pamundur të fitonte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *