• |
ide | kryesore

Dhurata Dora publikon këngën e re (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Ferrari” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është kompozuar nga Djr Beatz, Tonic, Bannzz dhe Avaxus, ndërsa tekstin e kanë shkruar: Dhurata Dora, Tonic dhe Denk.

“Ferrari” vjen edhe me një klip atraktiv, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse duke interpretuar në një veturë të tipit “Ferrari” dhe në disa skena rikthen look-un ikonik të viteve ’90.

Dhurata Dora vazhdon të jetë shumë aktive në tregun muzikor me prurje të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga fansat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *