• |
ide | kryesore

“Fjalë injorante, ja përse F1 nuk dënon racizmin”: Hamilton i përgjigjet flakë Ecclestone

-Instant, Sport



Nuk ka vonuar përgjigja e Lewis Hamilton për Bernie Ecclestone, që kishte evidentuar se “ndonjëherë të zinjtë janë më racistë se të bardhët” kur po fliste për impenjimin e kampionit të botës së F1 në luftën kundër racizmit. “Është shumë e trishtë dhe zhgënjyese të lexoj fjalë të tilla. Bernie është tashmë jashtë F1, i përket një gjenerate të vjetër, por është pikërisht ky problemi. Mungesa e edukimit e injoranca tregojnë sa larg jemi për të krijuar një shoqëri më të drejtë. Do të vazhdoj të përdor zërin tim për të përfaqësuar ata që nuk kanë mundësi të flasin ose që nuk kanë një shans në sportin tonë e në botë”, ka komentuar anglezi në Instagram.

“Tani është e qratë se përse nuk është bërë asgjë për ta bërë F1 më të hapur për minorancat ose për të ndëshkuar abuzimet raciale që kam pësuar. Nëse ai që ka administruar cirkusin për dekada ka një mungesë kaq të theksuar mirëkuptimi për njerëzit me ngjyrë, si mund të presësh që njerëzit që punojnë rreth tij të jenë më të ndjeshëm”, ka shtuar Hamilton.

LIBERTY MEDIA DISTANCOHET NGA ECCLESTONE
Edhe pronarët aktualë të cirkusit janë distancuar nga ai që e ka administruar Formula 1 për 40 vjet. “Ecclestone nuk ka asnjë rol në Formula 1 nga 2017 e edhe titulli i presidentit të nderit i ka skaduar – ka deklaruar Chase Carey, ceo i Liberty Media -. Në një moment në të cilin është i nevojshëm bashkimi për ti dhënë fund racizmit e pabarazisë, pranojmë mosaprovimin tonë me fjalët e Bernie Ecclestone, që nuk kanë vend në sportin tonë apo në shoqërinë tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *