• |
ide | kryesore

Formalizohet shkëmbimi Pjanic-Arthur: sot e nesër vizitat mjekësore

-Instant, Sport



Pas fjalëve, vijnë veprat. Për shkëmbimin Pjanic-Arthur është vendosur gjithcka e për të mbyllur tratativën është vetëm cështje kohe. Mes ditës së sotme e të nesërme duhet të kryhen vizitat mjekësore të të dy lojtarëve e të përcaktohen detajet e fundit mbi operacionin, përpara se të vendosen firmat mbi kontratë. Pas pokerit kundër Lecce, gjatë ditës Pjanic e presin në Spanjë për testet fizike të zakonshme e për formalitetet burokratike me blaugranat. Një blitz të cilit, të dielën, pas garës së Barcelonës në Vigo, duhet ta ndjekë edhe Arthur në J Medical për të përfunduar transferimin.

Për shkëmbimin e madh mes Barcellona e Juve, mbetet fare pak. Lëvizja duhet të përfundojë brenda 30 qershorit për ti kënaqur të gjithë e për të regjistruar plusvalencat që duhen për arkat e të dy klubeve. Në detaje, për të mbyllur operacionin mungojnë vetëm disa nyje sigurie për ti zgjidhur. Me ende dy muaj për të luajtur, në fakt, duhet përcaktuar me kujdes cështja e problemeve të mundshme kontraktuale në rast të dëmtimit të një prej dy lojtarëve gjatë kësaj faze të fundit të sezonit. Gjithësesi për të formalizuar shkëmbimin Pjanic-Arthur tashmë është vetëm cështje orësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *