• |
ide | kryesore

Hileja e Inter dhe nuhatja e Marotta: Hakimi kishte thënë ‘po’ që në maj

-Instant, Sport



Inter bisedon me Hakimin prej të paktën një muaj e gjysëm por, tani që tratativa doli hapur, janë bërë më të shpeshtë kontaktet me Real Madrid për të përfunduar manovrën. Mungojnë detajet e famshme: baza prej 40 milionë euro i kënaq të dy klubet, ndërsa punohet për bonuset (5 milionë) që spanjollët i duan lehtësisht të arritshme e zikaltrit duan ti lidhin me objektiva konkretë. Parashikohet që sot një konfrontim i ri on-line edhe për të stabilizuar modalitetet e pagesës.

Gjithcka e kryer për akordin me lojtarin maroken, kontratë 5 vjecare prej 5 milionë euro në sezon plùs bonus, me lojtarin që kishte dhënë aprovimin e tij për tu veshur zikaltër që në fillim të majit: vullnet vendimtar në këtë rast, duke parë që Bayern Mynih e Manchester City (përvec vetë Borussia Dortmund, që do ta kishte blerë përfundimisht me shumë dëshirë) ishin gati të ofronin shifra më bindëse si për të ashtu dhe për Real. Hakimi sheh në projektin zikaltër atë më të duhurin për karrierën e tij. Ndoshta një shenjë e fatit duke parë dygolëshin e shënuar në 3-2 e 8 nëntorit të kaluar pikërisht Inter.

Por Antonio Conte, në këtë pikë, ishte magjepsur prej Hakimit. Tekniku e kishte cmuar marokenin në sfidën e parë në fund të tetorit kur, pavarësisht fitores interiste, anësori ishte ndër më pozitivët e të tijve, duke vënë shumë herë në vështirësi Asamoah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *