• |
ide | kryesore

Kampioni i botës, i izoluar në azil me Koronavirus: Argjentina në ankth për Bilardon

-Instant, Sport



Carlos Salvador Bilardo është infektuar me Koronavirus. Tekniku i Argjentinës kampione e botës në 1986 në Meksikë e nënkampione në 1990 në Itali, ka rezultuar pozitiv me Covid në një shtëpi për të moshuarit në Buenos Aires, ku banon. Gjendja e tij është stabël, sipas asaj që kanë bërë të ditur familjarët.

Bilardo, 82 vjecar, ka rezultuar pozitiv së bashku me 10 rezidentë të tjerë brenda strukturës. Sipas një të afërmi, i intervistuar nga Efe, ish-tekniku i Albiceleste është “në gjendje të mirë e pa simptoma”. Ish-tekniku i Estudiantes de La Plata, Boca Juniors, Sevilla, Deportivo Cali e kombëtareve të Argjentinës, Kolumbisë e Libisë, nga 2007 vuan nga një sëmundje neurologjike të quajtur sindroma e Hakim Adams. Bilardo është izoluar bashkë me personat e tjerë të infektuar. Sipas fëmijëve ishte i izoluar që më parë në shtëpinë ku edhe kurohet e nuk i sheh të afërmit prej 100 ditësh, për shkak të karabntinës në zonën metropolitane të Buenos Aires.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *