• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona ‘ngec’ në Vigo: Real mund të arratiset

-Instant, F1, Sport, Video



Gara për titull në Spanjë ka tashmë një kapitull të ri shumë interesant: në sprintin final mes dy gjigantëve Real e Barcelona, katalanasit janë ndalur surprizisht në javën e 32 të La Liga, duke i dhënë mundësinë e shkëputjes Blancos. Skuadra e Setien nuk shkon më shumë se 2-2 në Vigo kundër Celta e, pavarësisht se për momentin është në krye, rrezikon të zbresë në vend të dytë në rast fitore të Real të dielën.

Për Barcelonën vazhdon mallkimi i Balaidos, stadiumit të Celta Vigo në të cilin blaugrana nuk fitojnë që nga prilli 2015. Barça, që kundër Athletic kishte fituar por pa bindur pak ditë më parë, këtë herë nisi fort e kaloi në avantazh pas 20 minutash: Messi kishte në dispozicion një goditje dënimi në hyrje të zonës, argjentinasi nuk goditi por dhe një asist për Suarez, që i lirë brenda zonës goditi me kokë për të shënuar 1-0.

Celta barazoi në fillimin e pjesës së dytë kur Iago Aspas shfrytëzoi një amnezi totale të mbrojtjes blaugrana e inspiroi golin e Smolov, i shërbyer mirë në zonë nga Okay Yokuslu. Në të 67’ Barça kthehet në avantazh: Messi (që nuk shënoi dot golin e shumëpritur numër 700 mes Barcelonës e kombëtares argjentinase) shërbeu për Suarez, që lëvizi bukur për të mposhtur Blanco.

Celta i kaloi minutat e fundit në zonën e Barcelonës e sforcot e të besuarve të Oscar Garcia u premiuan në minutën e 88, kur Iago Aspas mposhti Ter Stegen nga goditja e dënimit. Për Celta është një pikë vendimtare për mbijetesën, ndërsa Barça mund të shpresojë vetëm tek rivalët e qytetit për të evituar arratisjen e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *