• |
ide | kryesore

Video/ “Idiotësi, u thyen ndjenjat e popullit serb”: Luftëtari krëkoi heqjen e parrullës pro-Thaçit, Flamurtari i fut gjashtë

-Instant, Sport, Video



Flamurtari për herë të parë në këtë kampionat ka lënë vendin e fundit të renditjes, duke shkatërruar 6-1 Luftëtarin, jo pa inatin e asaj që ndodhi në fillim të takimit, të nisur 15 minuta me vonesë për shkak të refuzimit të gjirokatritëve për tu futur në fushë pa u hequr më parë parrullat në mbështetje të Hashim Thaçit, por njëkohësisht edhe mbishkrimi “Drencia zemra e shqiptarisë”.

Bluezinjtë i kanë konsideruar politike parrullat, duke tërbuar administratorin e kuqezinjve Sinan Idrizi, që në një prononcim për “Supersport”, ka reaguar ashpër ndaj Luftëtarit: “Po kjo është idiotësi, se nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën e Azem dhe Shote Galicës. Nuk krenohen me Hasan Prishtinën, qënka turp për këta. Thaçi është hero kombëtar. Po mesa duket janë thyer ndjenja e serbëve, do plasi lufta e tretë botërore po nuk e hoqëm banderolën. Thaçi ka ardhur në Vlorë dhe na ka mbështetur, pastaj vendosëm me mirëkuptimin e delegatëve që t’i heqim banderolat”, ka thënë Idrizi.


E në fushë, Flamurtari nuk ndaloi së ndëshkuari Luftëtarin, duke i shënuar një goleadë 6-1 me golat e Ribaj 8′, 88′, Henrike 44′ , Hoxhaj 56′ ,71′ , 76′. Golin e vetëm për bluezinjtë e shënoi Oshafi në të 59′. Dy skuadrat janë tashmë me pikë të barabarta, por vlonjatët kanë golavarazhin më të mirë dhe kanë fituar dy sfida e barazuar një përballë gjirokastritëve.





2 Comments

  1. O-ZAGAR-mos e ngatro futbollin me politiken o morr -SINANI-.Vere banderolen e -Hashimit-neqofte se e ke per zemer tek shtepia jote ,dhe jo ne statium o patriot i bythes.

  2. Po pse kush eshte Hashimi Gjarpri. Po ata gjithe ata luftetar qe humben jeten nuk duan pak respekt.Sinani ti kthej leket Ish presidentit te Gallatasarajit se eshte zhytur deri ne ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *