• |
ide | kryesore

Video/ Partizani dy pikë larg Europës: Sormani bën për herë të dytë tre fitore radhazi

-Instant, Sport, Video



Ishte ndeshja që duhej fituar me cdo kusht për të vazhduar të shpresohej një vend në Europa League për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohet nga ky sezoni i cuditshëm. E dinte Sormani, e dinin mirë edhe lojtarët, që kundër Lacit mjaftonte një gjysëm goli për të marrë një sukses nga më vendimtarët në kampionat. E në fakt ka shënuar një gol brilant, ku asist i Brojës i ka dhënë mundësinë e artë Cinarit të shënojë golin që thyen edhe mallkimin e “Air Albania”.

Ishte gjithcka i duhej të kuqve që të administronin një kundërshtar, që u përpoq të ndryshonte ritëm, por nuk ka më Nuabuezen shpërthyer të dy fazave të para dhe i gjithë formacioni i Armando Cungut e ndjen. Të kuqtë marrin kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 2 më pak se kurbinasit e vendit të tretë, e duke hapur plotësisht garën për një vend në Europë.

Sfidën e radhës Partizani do ta luajë në transfertë ndaj Bylisit sfidën e radhës të kampionatit, por ajo që shqetëson Sormanin është precedenti: kjo është hera e dytë që italiani bën tre fitore radhazi e herën e fundit e bëri ekzaktësisht kundër të njëjtave skuadra. Tani italiani shpreson vetëm që seria negative që e pasoi në fazën e tretë të Superiores, mos ti përsëritet edhe tani…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *