• |
ide | kryesore

Zbulohet i dashuri i ri i Ariana Grande

-Instant, Paparazzi, Slider



Teksa të gjithë personazhet e njohur kanë qenë duke prezantuar projekte të reja, Ariana Grande duket se ka shijuar maksimalisht karantinën me të dashurin e ri të saj të quajtur, Dalton Gomez.

Grande e ka bërë publike këtë lidhje dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë fakti se i dashuri i saj nuk është një njeri publik.

Sipas ‘People’ Dalton i cili është nga jugu i Kalifornisë, punon si një agjent blerjesh në një kompani të quajtur “Aaron Kirkman Group”. Kjo punë e Gomez i ka bërë ndjekësit të mendojnë se dyshja janë njohur prej punës së tij, megjithatë detajet e plota pritet t’i ndajë vetë Ariana në muajt në vijim.

Gjithashtu sipas ‘Enews’ Dalton dhe Ariana kanë shumë miq të përbashkët, përfshirë këtu dhe Miley Cyrus, pasi ai është edhe kërcimtar. Siç duket çifti ka një rreth të përbashkët të miqve, ndqj dhe kanë kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *