• |
ide | kryesore

BE zgjedh të rihapë plotësisht kufijtë nga 1 korriku vetëm për dy vende të Ballkanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Diskutimi ishte shumë i gjatë në Bruksel, por Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), i cili mbledh së bashku ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), arriti dakordësinë për një propozim për rihapjen e kufijve të jashtëm për 14 vende duke nisur nga 1 korrikut.

Këto janë Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magrebit (Algjeria, Maroku, Tunizia ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia. Pasi që është ende pjesë e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, përpara Brexit, Mbretëria e Bashkuar trajtohet si një shtet anëtar.

Lista duhej të përcaktohej përfundimisht mbrëmjen e së shtunës dhe do të miratohet me shumicë votash të hënën. Por disa kryeqytete kanë kërkuar kohë për ekzaminim të mëtejshëm.

Mund të rishikohet në intervale të rregullta, por në çdo rast Shtetet e Bashkuara, Rusia, Izraeli, Turqia ose Arabia Saudite aktualisht janë përjashtuar prej saj, për shkak se situata e pandemisë Covid-19 vlerësohet më serioze sesa në Evropë. Kina është një përjashtim: Udhëtarët kinezë mund të hyjnë në Evropë, por me kushtin që vendi i tyre të respektojë parimin e reciprocitetit duke autorizuar udhëtimin evropian në Kinë. Ky nuk është rasti në këtë fazë, dhe konsiderohet i pamundur në një afat të shkurtër.

Lista nuk është plotësisht e detyrueshme, pas menaxhimi i kufijve mbetet kompetencë kombëtare. Vendet anëtare nuk mund të jenë të hapura për të 14 kombësitë e zgjedhura, por nga ana tjetër ata marrin përsipër të mos pranojnë shtetas të shteteve të tjera.



2 Comments

  1. Ja pra edhe qellimi final i plandemise : diskriminimi me justifikim shendetesor.
    Ne Serbi jane te infektuar edhe ministrst dhe shifrat per njesi banoresh nuk jane me te mira se tek ne.
    Gjithsesi, rastet e te infektuarve per 1 milion banore te shqiperise jane me te mira se shume vende te BE.
    Po neser cfare sebepi do te gjejne per te na diskriminuar, perqindja e tullaceve, e bjondeve apo e duhanpiresve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *