• |
ide | kryesore

Berisha – Ramës: Nuk ta ka fajin Leli në Vlorë, por ti duhesh varur te Sheshi i Flamurit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një koment të gjatë në rrjetet sociale Berisha thotë se në takimin e zhvilluar në Zvërnec, Rama i është vërsulur Lelit me fjalët “do ta tregoj unë ty, të mora nga hiçi…”.
Berisha thotë se Rama ka përplasur me zemërim tavolinën para Lelit duke e bërë përgjegjës për rënien e mbështetjes së tij në Vlorë në 30%.

“Edvin, Vlora te urren fort sepse ne historine e saj ti me klientelen tende e ke vjedhur Vloren aq sa nuk e ka vjedhur asnje pushtues. Vlora eshte Bashkia e vetme ne bote ku ne 6 muaj jane emeruar dhe, pasi kane kryer porosine regjistruar pronat e vjedhura nga ti dhe rrethi yt, kane dhene doreheqjen 6 drejtore kadastre.


Ti mund te fshihesh prapa Hajdut Lames por para se te emeroheshin dhe shkarkoheshin apo dorehiqeshin 6 drejtor kadastre ne 6 muaj pa u hyre ferra ne kembe mund te shkonin ne burg jo nje por se paku 3 hajdute Lame. Por Hajdut Lame dhe drejtoret e kadastres nuk pesojne asgje se ata çdo gje e bejne me urdher dhe per kenaqesi te xhepit tend dhe klaneve te tua mafioze.

Vlora te urren ty Edvin njelloj si gjithe Shqiperia sepse ne 7 vite jo qe nuk rrite rrogat dhe pensionet por per shkak te inflacionit sot vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret marrin se paku 20% me pak se sa merrnin ne vitin 2013.

Vlora te urren Edvin se ne 7 vite vjedhjesh, rrenash e mashtrimesh ti ke investuar ne Vlore me pak se 50% te asaj qe paraardhesi investoi ne prodhim dhe shperndarje energjie ne kete rreth apo 50% me pak se sa u investua ne rrugen e Bregut apo rrugen Vlore / Sevaster apo 50% me pak se sa u investua ne ujesjellesin dhe ne impiantin e perpunimit te ujrave te zeza te inauguruar ne qershor te vitit 2013 apo 2 here me pak se sa u investua per autostraden Levan – Vlore.

Vlora te urren Edvin se per Baypasin e saj projekti kishte perfunduar ne vitin 2011, financimi u sigurua i plote ne vitin 2012, punimet u filluan ne fund te vitit 2013 me tabele se do perfundonin brenda vitit 2015 por qe ne fakt u tenderua dy here dhe do perfundoje se paku 8 vjet me vones.

Vlora te urren ty Edvin se je nje genjeshtar 3D, ti i premtove Vlores se ne vitin 2020 do kishte gati aeroportin, premtove korridorin blu dhe tunelin 3D te Llogarase. Mashtrime, Mashtrime, Mashtrime”– shkruan Berisha që ka zgjedhur një mbyllje të rëndë për kundërshtarin politik.

“Per te gjitha keto Edvin, ne rast se Leli duhet varur per kembesh ne nje shtylle qyteti, ti duhesh varur ne Sheshin e Flamurit si hajduti dhe mashtruesi me i madh ne tere historine e Vlores” – shkruan Berisha.

13 Comments

    1. Duhen “varrur të gjith” politikanët e pas përmbysjes së diktaturës enveriste.
      Po a mos shpresoni të ngrini lugat kriminelin Enver që ta ndryshojë Shqipërinë ?

  1. Rrofte Dritan Leli dhe Edi Rama po bejne pune kolosale por fajin e ka Saliu, Enver Hoxha, Zogu I-re, Ismail Qemali… Skenderbeu:)

  2. Ky plaku i del ne ondërr si kuçeder gjatosh-palloshit…
    I gjati ka bo lek te papame, thone, sorra e ka fut edhe ne llozhat e uleta mazonike, kshu thone…
    Megjithe qe ka kap qiellin, ky plaku i keq, i del ne ëndërr ktij…
    Nga gjithe ato gjona, prape se prape e rob takon neper evropi, vetem plaku ja prish gjumin…
    Çudi e madhe

  3. e mer sali loqja, te perputhen interesat me merkelin, paqe ne kurriz te popullit ? prandaj po ben sikur mban anen e lelit ? po leli dhe rama jane nje thel muti e pandare o koqe kandari. keshtu ti justifikon traplliqet e rames, apo ky eshte plani jot ? ju rroft socializmi juve te PD se PS e dinim nga cfare brumi ishte bere. #fuckeurope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu