Një dëmtim elektrik ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë teksa OSHEE njofton se shkak është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik nga një subjekt privat.
Zonat pranë Rrugës së Elbasanit, tek Arena Kombëtare dhe deri tek Garda e Republikës janë momentalisht pa energji elektrike.
Por OSHEE shton se po punohet për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike.
NJOFTIMI NGA OSHEE
Zonat prane “Rruga e Elbasanit”, stadiumit “Arena Kombetare”, e deri te Garda Republikes jane aktualisht pa energji elektrike per shkak te demtimit te rrjetit elektrik nga nje subjekt privat.
Brigadat e OSSH jane duke punuar per rikthimin sa me te shpejte te furnizimit.
Ky subjekt privat qe punon, nuk ka nje leje apo nje skeme specifike nga OSHEE- ja , ku te jene te detajuara se ku kalojne kabllot e energjise ??
Sepse cdo dite po degjojme qe demtohen kabllot nga subjekti qe kryen ndertimet etj etj