• |
ide | kryesore

Duhej të ishin 5 mijë, por ishin 20, epidemiologu serb tremb Zvezdën: “Herën tjetër nuk luani”

-Instant, Sport, Video



Predrag Kon, epidemiolog serb, ka theksuar i ftuar në programin e mëngjesit në TV Prva që eventet sportive janë pranuar sipas kushteve të përcaktuara, në lidhje me numrin e vizitorëve e të distancës fizike, e se përgjegjësia i takon organizatorëve. Shumë ndeshje të rëndësishme, që janë zhvilluar pas gjendjes së emergjencës, janë konsideruar evente të rrezikshme nga shumë, për shkak të numrit të madh të tifozëve të mbledhur në një hapësirë të vogël: për shembull derbi i Beogradit mes Partizan e Crvena Zvezda në Kupën e Serbisë. “Masat për të limituar prezencën në stadiume e ruajtjen e detyrueshme të distancës nuk janë hequr asnjëherë”, ka thënë Kon.

Sidoqoftë, nga paralajmërimi tek veprat pak gjë i ndan, sepse mesazhi është dhënë: “Ndërsa isha me pushime, në 11 qershor, informova dy shoqëritë e Beogradit se nuk mund të sillën në këtë mënyrë e se duhet të kujdesen në të ardhmen, përndryshe do të dënohen e nuk do të autorizohen të luajnë”, ka thënë Kon.

Derbi përjetshëm që u fitua nga Partizan u luajt përballë rreth 20 mijë tifozëve, ndërsa në festimet e titullit kampion në Serbi nga ana e Crvena Zvezda morën pjesë 16mijë tifozë. Pikërisht në Beograd, ku sipas epidemiologut virusi po tregon se ka forcën për tu kthyer kërcënim për njerëzit. Si ka bërë të ditur Kon, limiti maksimal për ndeshjet është prej 5.000 spektatorësh.

https://www.youtube.com/watch?v=Ckr1-KnJyFw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *