• |
ide | kryesore

Epidemiologu: Çfarë fsheh qeveria dhe pikëpyetjet e kurbës së covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ngre disa pikëpyetje. Në një reagim në mediat sociale, mjeku shkruan se ka dyshime të mëdha që ka mungesë transparence nga qeveria për situatën e COVID-19.

Fillimisht ai bën një analizë të asaj që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ashtu është rritur numri i të infektuarve por jo i viktimave prej koronavirusit.

“Pse po ndodh kjo? Për shumë arsye: Janë shtuar numrat e të testuarve. Po ekzaminohen shumë persona të rinj dhe pa sëmundje, që edhe pse dalin pozitivë nuk do të kenë asnjë problem. Është përmirësuar protokolli i trajtimit, duke shtuar mjekime që funksionojnë me të vërtetë dhe duke hequr barna të dëmshme si klorokina.

Ngarkesa virale është më e ulët në tamponet që rezultojnë pozitive. Të gjitha këto të dhëna shkojnë në linjë me paradoksin ndërmjet kurbës së rasteve të reja dhe kurbës së vdekjeve. Nga ana tjetër duhet të themi, që për siguri duhet të presim edhe rreth 5-10 ditë, pasi siç e dimë nga zbulimi deri në vdekje nevojiten disa ditë” – thotë mjeku që më pas analizon atë që po ndodh në Shqipëri.

“Po të vëreni me kujdes kurbat shqiptare të rasteve të reja dhe të vdekjeve do të vini re se rastet shoqërohen pothuajse menjëherë me vdekje, pra nuk qëndron ajo pritja me 5-10 ditë që u tha më lart.
Pse kjo çudi shqiptare? Mundësia më e madhe është se shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në pacientë spitalorë të shtruar me sëmundje të tjera të rënda.

Si rrjedhojë, koha ndërmjet tamponit pozitiv dhe vdekjes është më e shkurtër se sa mund të pritej pasi pacienti është në gjendje të rëndë që në fillim nga sëmundjet e mëparshme, pa lidhje me COVID-19. Kujtoj se nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi numrin total të pacientëve të infektuar nëpër spitale dhe ecurinë e tyre. Të dhënat që kemi janë përmes kolegëve mjekë dhe burimeve mediatike.

Tjetra mundësi, më pak e mundshme, është se këta pacientë janë testuar vonë gjatë ecurisë së sëmundjes, si rrjedhojë nuk kanë pasur mundësi për trajtim sa më herët”- thotë mjeku që më pas bën edhe disa sugjerime.

“Kjo është arsyeja pse nevojiten sa më shumë testime, që pacientët të zbulohen sa më herët dhe të trajtohen sa më shpejt. Tjetër element: në Shqipëri nuk janë dhënë kurrë të dhëna mbi nivelin e ngarkesës virale në tampone. Si rrjedhojë, nuk mund t’i analizojmë këto të dhëna. Kështu që miqtë e mi, mos lini zhurmën t’ju çorientojë, por përqendrohuni te sinjali i vërtetë. Në nivel komunitar, rastet e reja po shtohen, si në SHBA! Gjithashtu, edhe vdekjet në nivel komunitar nuk kanë rritje, si në SHBA! Rritja është në nivel spitalor. Ndërkohë, patjetër mundohuni të mbani distanca fizike dhe ruani higjienën”– e mbyll ai. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ky mjeku thote :

    ”’ rastet shoqërohen pothuajse menjëherë me vdekje, pra nuk qëndron ajo pritja me 5-10 ditë. Pse kjo çudi shqiptare? ” ..
    O njeri i zotit. Ata qe kane vdekur nuk jane ata qe u shtruan dje apo pardje , por te pakten para nje jave !!!

    ”” Kujtoj se nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi numrin total të pacientëve të infektuar nëpër spitale dhe ecurinë e tyre. Të dhënat që kemi janë përmes kolegëve mjekë dhe burimeve mediatike.””’

    Po perditesimet e situates nga ministria , cdo dite nuk i quan KOMUNIKIME ZYRTARE ?
    Po ato grafiqet qe tregon per Shqiperine ku i mori ? Nuk jane zyrtare ato ?

    Mund te jete mjek dhe aktivist i PDs shume i mire.. por si stateticien eshte zero ( per te mos thene genjeshtar) .
    Dhe pastaj vjen qershia mbi torte e Lapsit tek titulli i tij ” CFARE FSHEH QEVERIA PER VIRUSIN ???? “”

    1. Po ai doktori tjeter qe doli pra nja 3 ditesh dhe thoshte se po na e fut qeveria , po na fsheh shume gjera se nuk ka mundesi qe grafiku te jet si dhembet e sharres. ahahah
      Komplat gomar.

    2. ky eshte nje sherlatan nje qe nuk ka fare lidhje me kete fushe. DHe cudia eshte qe del ne mediat me kryesore dhe ben kompetentin fare pa lidhje. Verifikojeni ju Lapsi cfare fushe ka studiuar dhee cfare specialiteti.

      1. Problemi eshte se ai kete ‘MENDIMIN’ e tij e ka shkruar ne Facebook, ku cdokush mund te shkruaj per nje subjekt te caktuar , edhe nje bari apo nje kasap mund te japi iden e tij per ceshtjen e virusit.
        Edhe une mund te jap mendimin tim per manaxhimin e situates…… por une nuk jam specialist i fushes dhe mendimin im vlen shume pak per tu bere titull lajmi .
        I takon ketyre portaleve te bejne selektimin e ketyre lloj lajmeve qe gjejne neper rrjetet sociale.
        Porper port-halet tona nuk ka rendesi kush e thote dhe sa i besueshem eshte , rendesi ka qe ne fjalet e tij te gjejne nje fragment ose disa fjali qe te mund ti perdorin per manipulimin e tyre.

  2. Eshte e pa besushme ku arrin dashakeqsia e njerezve.
    Po mir mo mjek nallban, cfar pretrendon ti qe te bej qeveria? Te kthej prap karantinen?
    Ju mjeket qe shkruani gjera te tilla (jane nja 3-4 shkerdhata te tille) jeni vertete njerez te poshter dhe bythshitur. Une punoj diteperdite me mjeke dhe shumica kane nje qasje komplet ndryshe, bile shumica nuk mbajn as maska pasi thojne qe eshte e pa mundur te ndalet nje virus respirato.
    Tashme eshte bere mese e qarte qe gjithe kjo puna e korones ishte nje mashtrim i madh, jo se nuk ekziston por eshte shume me i dobet nga cka na shitet. Nderkohe qe po shkaterrohet ekonomia globale, po falimendojne mijra biznese etj etj … , dihet mjaft mire se ke avantazhon kjo.

  3. Qeveria nuk ka nevoj te fsheh asgje, sepse ktu asnjeri nuk e vret mendjen per virusin, pra qeveria shqiptare aktualisht eshte me fatlumja ne bote, ka nje popull qe cdo gjo tjeter i intereso, vetem per virusit jo. Ne kete drejtim jemi edhe me te avacuam se Suedia.

  4. Ky eshte epidemiolog klinik sa per te thene, gjithe jeten e tij ka pare vetem grafike..Po te shikosh se c’ka botuar te merr frika per pasaktesine dhe per corben qe eshte munduar te gatuar..Paaftesi maksimale.

  5. Mjeket e qelbistanit, evgjiteri.
    A moret nai rroge plus nga obsh apo nga nai depo farmaceotike?
    Ju gjithe jeten loqe keni lepire.
    Mutin mu ne koke, me akademike, mjeke, ushtarake, sportise, arkitekte,artiste… etj.

  6. Po ti lexoni keta pseudo mjeket ( jane nja 4 -5 ) te gjithe mundohen ti mbushin mendjen lexuesve se ‘ QEVERIA PO NA GENJEN’. Dhe pastaj per te justifikuar kete KONKLUZJONIN e tyre te madh , perdorin te dhenat statistikore te cilat i marrin pikerisht nga qeveria. Pastaj fut ketu dhe 30% manipulim portaleve te atyre qe kane thene ata dhe mbyllet rrethi i teorise se konspiracionit te qeverise.
    Problemi eshte se e bejne aq trashe sa dhe nje nxenes i klases se 5 e kupton qe nuk eshte e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *