• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina akuzon Lazion: “Arbitri na humbi ndeshjen”

-Instant, Sport, Video



Beppe Iachini nuk mund të jetë i lumtur: pas një përfaqësimi si ai i Fiorentinës, të dalësh pa pikë nga Olimpico të dhemb. “Ka shumë keqardhje. Për përfaqësimin e bërë, Fiorentina do kishte merituar tjetër rezultat. Lazio kapitalizoi dy rastet e vetme që kishte”. Iachini nuk është i bindur për penalltinë që i hapi bardhekaltërve rrugën e përmbysjes: “Tek penalltia u tregua i aftë Caicedo të kërkonte ndërhyrjen e portierit, topi shkonte për nga jashtë zonës e Dragowski nuk shkoi mbi lojtarin. Ishte një episod i rëndësishëm i ndeshjes”.


Akoma më i vendosur drejtori sportiv i Fiorentinës Daniele Pradé: “Episodet vendosën rrjedhën e ndeshjes. Ishte kartoni i kuq i munguar i Bastos në pjesën e parë, penalltia shumë dyshimtë e në fund ishte penallti në favor të Ribery. Ai i Bastos ishte karton i kuq i pastër. Penalltia pastaj … Caicedo është në rënie, shkoi ai të kërkojë kontakt. U tregua dinak por nuk mendoj se ishte penallti. Të paktën episodet mund të rishiheshin me Var. Është mëkat sepse episodet vendosën ndeshjen e na bënë ta humbisnim”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *