• |
ide | kryesore

FOTO/ Birrë në tribunë në distancim social: ja festa e paprecedentë e titullit të Bayern Mynih

-Instant, Sport



I teti radhazi në Bundesligë, por nuk është shpjegimi për mënyrën e vakët të festimit të titullit kampion nga Bayern Mynih. Pa tifozë në stadium, e të detyruar të ruajnë distancimin social, bavarezët morën trofeun në stadiumin e shkretuar të Wolfsburg.

E atëherë, padronë të vetëm tribunave, drejtuesit e klubit i kanë lejuar vetes urimet me birra e në distancë nga njëri-tjetri. Në kohën kur Robert Lewandowski tregonte trofeun e golashënuesit më të mirë të kampionatit gjerman në fushë, Kahn e të tjerët bënin gëzuar nga lart, për të festuar në mënyrë të paprecedentë, por të detyruar, një titull kampion, të parin e epokës post-Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *