• |
ide | kryesore

Humb jetën një tjetër pacient me koronavirus tek Infektivi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19. Ministria e Shendetesise ben te ditur se viktima eshte një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.



2 Comments

  1. Ngushellime familjes! Ketu ka ca cudira! Mbahen statustika per moshen mesatare te te semureve por jo per moshen e personave qe kane vdekur, te cilen dukshem e kemi shume te ulet krahasuar me vendet e tjera

    1. sikurse jane fallso edhe deklaratat qe thone se te semuret kane patur semundje te meparshme! Te gjitha budallalleqe per te fshehur paaftesi dhe keqmanaxhim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *