• |
ide | kryesore

Justin Bieber kërkon 20 milionë dollarë për shpifjet ndaj tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber ka ngritur një padi, ku kërkon 20 milionë dollarë për shpifje ndaj dy grave që e akuzuan atë më parë këtë javë për sulme seksuale, shkruan CNN.

CNN ka marrë një kopje të padisë. Një prej grave, e cila është renditur në padi si Jane Doe-2 dhe e identifikuar si “Kadi” në Twitter, pretendon se Bieber e sulmoi atë herët në mëngjesin e 5 majit 2015 në një hotel në Nju Jork. Ankesa e Bieber i quan pretendimet “faktikisht të pamundura” dhe thotë se ato “kundërshtohen nga vetë deklaratat e saj të shkruara paraprake, mbështeten vetëm nga tekste të falsifikuara ose të rreme, dhe pretendimet e saj janë një trillim i plotë për qëllimin e vetë-deklaruar të rritjes së famës dhe vëmendjes, dhe ka shumë dëshmitarë që kundërshtojnë gënjeshtrat e këqija të Kadi “. Gruaja e dytë, e renditur si Jane Doe-1 dhe e identifikuar si “Danielle” në ankesë, akuzoi Bieber se e sulmoi atë më 10 mars 2014 në Hotel Four Seasons në Austin, Texas. Që atëherë ajo ka fshirë tëeet-et e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *