Në ditën e vizitave mjekësore të Arthur Melo, Juventus konkretizon një tjetër goditje: bëhet fjalë për Felix Correa, anësori portogez 19 vjecar që mbërrin nga Manchester City. Talenti luzitan, i rritur tek Sporting Lisbona si Cristiano Ronaldo e që në sezonin e fundit luajti i huazuar në Hollandë, është përfshirë në një shkëmbim me një tjetër lojtar të ri, ish-futbollistin e Barça Pablo Moreno, e do të përforcojë Under 23 të drejtuar nga Pecchia.
Klubi i Pep Guardiola e kishte blerë Correia një vit më parë nga Sporting për 3,5 milionë euro. Një shifër e rëndësishme për një 18 vjecar që nuk kishte debutuar asnjëherë në skuadrën e parë, por që ishte konsideruar lojtari më i mirë Under 19 në Portugali. Sezonin e kaluar ai e ka luajtur në skuadrën e dytë të AZ Alkmaar, duke koleksionuar 27 prezenca, 3 gola e 7 asist. Tek Juventus U 23 portugezi do të luajë krah Giacomo Vrionit, sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, por jo më parë se të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës.