• |
ide | kryesore

Si do përfitojnë shqiptarët nga taksa e sheshtë 9% e PD (Dokumenti)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
partia-demokratike-c1200x600.jpg



Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik.

Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite. Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.)

GENJESHTRAT E RAMES

Rilindja gënjen duke thene se punonjësit do të paguajnë më shumë gjatë qeverisjes Basha, pasi ata thonë se në planin e PD nuk do të ketë fashë përjashtuese të tatimit mbi të ardhurat.

Fakti është që plani i PD RUAN fashën përjashtuese nga TAP për 30 mijë lekëshin e parë të të ardhurave dhe tatohet me 9% vetëm diferenca mbi këtë vlerë.

Shembull konkret:

Nëse paga është p.sh 40 mijë lekë të reja, atëherë me planin e PD do të paguhet 9% të (40.000-30.000) = 9% e 10.000 lekë = 900 lekë në muaj.

Ndërkohë që sot me taksën Rama paguhet 13% e (40.000-30.000) = 13% të 10.000 = 1300 lekë.

Realiteti sot: 13% tatim mbi të ardhurat (TAP) nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

Plani PD: 9% tatim mbi të ardhurat nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

GENJESHTRAT E RAMES PER CDO GRUP PUNONJESISH:

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 7 mijë policët do paguajnë 69 milionë lekë të reja më shumë në vit.

Fakti: Çdo vit 7 mijë punonjës të policisë do të paguajnë 158 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (1.3 milionë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 23 mijë mësuesit e arsimit 9-vjeçar do paguajnë 480 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 23 mijë punonjës të arsimit 9-vjeçar do të paguajnë 265 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (2.2 milionë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm do të paguajnë 126 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm do të paguajnë 100 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (825 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 6250 infermieret e spitaleve do të paguajnë 130 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 6250 infermierët e spitaleve do të paguajnë 72 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (590 mijë euro më pak)

Image

Genjeshtrat e Ramës: me PD 6800 infermieret e qendrave shëndetësore do të paguajnë 170 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 6800 infermieret e qendrave shëndetësore do të paguajnë 50.6 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (414 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 1500 sanitaret në spitale do të paguajnë 38 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 1500 sanitaret në spitale do të paguajnë 10.4 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (85.5 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 500 shoferët e urgjencës kombëtare do të paguajnë 7.5 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 500 shoferët e urgjencës kombëtare do të paguajnë 8.76 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (71.8 mijë euro më pak).



11 Comments

  1. Nese Rama do bente taksen e 9% per te gjithe.. do ulerisnit ju komentuesit e PDs se po favorizon te pasurit dhe oligarket ne kurriz te te varferve.

    Nje gje nuk e thote PD ne ato tabelat me siper .. SI DO TA MBUSHI BUXHETIN E SHTETIT ME NJE TAKSE 9% ?

  2. Per ç’far mbushje buxheti po flet ti more militant mavi se ato vidhen dhe shkojne ne xhepat e D’Rames dhe tigrit te financave me kompani. Ridhjerja eshte fatkeqesi kombtare.

  3. Nuk eshte fare ceshtje taksash..Ato jane pune elektorale..Ceshtja eshte shkaterrimi i pengesave, hekurave, trotuareve te ndertuara vetem me qellim prishjen e atmosferes, heqja e betonave, pengesave te qarkullimit rinovimi i vertete i infrastruktures..jo lyerje fazade me bojna..Shqiperia duhet te clirohet nga zinxhiret ee Komunisteve te rinj..

  4. te gjitha partit flasin per perfitime nga shqiptaret duke paguar taksa, nuk japin nje program per zhvillim e indrustrise, lehtesimin dhe zhvillimin per bujqesine, per te drejtat e puntore, per rritjen e pages minimale, per uljen e cmimeve ne stratosfere, por te partite tona flasin vetem se si do na taksojne kur populli ska e as brek ne byth

  5. Eshte e nevojshme dhe imediate krijimi i partive te reja me element te rinj dhe te paperzier me politiken e sotme 30 vjeçare . Genje ti e genje une dhe ne fund me hengsh mune ,i thone kesaj pune . Ndryshimet sjellin zhvilim , pa ato ndyshime ne thjesht do ndryshojme hypsin . RAMA IK , META IK , BASHA IK , MONA IK

  6. lapsi jei bere webiste elktoral i pd. ca ndodhi me te qenit ‘te paanshem’ sic perpiqeni te hiqeni?
    hajt se shqiptar jeni dhe ju po he

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *