Është vënë në pranga nga Policia e Shtetit Ilir Xhepaj, 33-vjeçari i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Xhepaj u arrestua pak pas mesnatës së 27 qershorit në zonën e Astirit në kryeqytet. Policia kishte informacione se Xhepaj strehohej në një apartament të marrë me qira, në vendin ku dhe u prangos.
Burime për Klan Plus bëjnë me dije se i akuzuari si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt, nuk ka pranuar të flasë përpara grupit hetimor, duke thënë se do të shprehet në një moment të dytë.
Policia ka pasur në përgjim edhe bashkëshorten e Ilir Xhepës, përgjime të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e 33-vjeçarit.
Telefonata e fundit e Xhepës rezulton të jetë me një person që jepte banesa me qira. Pasi ka mbaruar telefonatën, i arrestuari ka zbritur në hyrje të pallatin ku banonte për të takuar personin e sipër përmendur.
Nga ana tjetër 33-vjeçari është një emër shumë i njohur për drejtësinë. Më 15 janar 2020 ai ka qëlluar ndaj Zef Markut. Ky i fundit arriti t’i shpëtojë këtij atentati. Edhe pse ishte një person në kërkim ai lëvizte shpesh. Si pjesë e grupit të Eduard Lamaj ai akuzohet për 3 vepra penale, si “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Keto jane kriminela komplet te pa afte. Si kto ashtu dhe ai i vrasjes te komuna e parisit jane komplet amator dhe nuk kane lidhje fare me grup te strukturuar kriminal. Kapjet e ketyre po behen koka turku per te heq vemendjen tek problemet e verteta. Psh. Ca u be me atentatin e Capjace ne Elbasan, ca u be me vrasjen e Artan Santos, ca u be me vrasjen e Gjygjtarit ne Vlore, ca u be me vrasjen e shefit te SHISH ne Durres??? Shtet dhe polici leshi, meret me amatora dhe me luftim prostitucioni, ndersa krimi i vertete bejn kerrdine.