• |
ide | kryesore

Video/ Arthur mbërrin në Torino: e presin tifozët në mesnatë e vizitat mjekësore paradite

-Instant, Sport, Video



Ashtu si parashikohej, Arthur ka zbarkuar në Torino në mbrëmje (rrëth orës 1 mbërritja në aeroportin e Caselle, menjëherë pas 2-2 në Vigo ku luajti pak minuta) sepse sot futet në proces shkëmbimi me Pjanic, operacion i përcaktuar tashmë në detaje mes Juventus e Barcelonës. Sot janë programuar vizitat mjekësore në Itali për të dy: braziliani me mjekët e bardhezinj, boshnjaku me ata katalanas, përfaqësuar nga një koleg që ka shoqëruar Arthur në këtë udhëtim.

Nga pikëpamja ekonomike kuadri ishte përcaktuar: Pjanic i vlerësuar 60 milionë, Arthur 70+5 bonus kështu që bardhezinjtë do të paguajnë diferencën. Kontaktet në orët e fundit ishin të rëndësishme për të zgjidhur detajet e fundit, ndër të cilat pasojat në rast dëmtimi të njërit prej lojtarëve nga këtu në fund të sezonit. Sidoqoftë , tratativa duhet mbyllur brenda të martës për cështje të lidhura me bilancet respektive.

Arthur është shoqëruar nga avokati Vicente Forés, nga i ati Aìlton, nga i vëllai Paulo Henrique e nga ish-drejtori sportiv katalanas Robert Fernàndez, që kishte kuruar kalimin e tij edhe nga Gremio tek Barcellona. Vizitat mjekësore të Pjanic do të zhvillohen në Torino për shkak të limitimit të fluturimeve për në Barcelonë për shkak të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *