• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi merr tre pikë mes polemikave: Bylis proteston për penalltinë që vendosi ndeshjen

-Instant, Sport



Në fund ata që e pësojnë janë gjithnjë lojtarët e Bylis. Ballshiotët dalin të mundur 1-0 përballë Kukësit, në një ndeshje ku sërisht arbitri bëhet protagonist. Një penallti e shëndërruar në gol nga Shkurtaj vendosi ndeshjen, me mallakastriotët që protestuan për vendimin e arbitrit.

Pas katër ndeshjesh me rezultat positive, për Dovedan vjen humbja, për të cilën ka shumë rezerva mbi vendimet arbitrare. Në një ndeshje të mbyllur, pas shumë raste shënimi, episodi vendimtar është ai i minutës së 38 kur akordohet një penallti në favor të vendasve, për faull ndaj Gavazajt. Sulmuesi vlonjat, Vasil Shkurtaj, vazhdon të shënojë, këtë herë nga pika e bardhë, duke arritur në kuotën 21.

Bylis u mundua të balancojë rezultatin, duke e spostuar ndeshjen në gjysëmfushën e bluve, por vetëm në minutën e 61 ka rastin e parë të vërtetë, kur Maci godet mbi traversën e Xhikës. Në fund, si për të shtuar edhe më shumë pëkanqësinë e ballshiotëve, Goxhaj humbi një mundësi të pastër për të barazuar rezultatin, edhe pse gjyqtari akordoi edhe faull për portierin Xhika. Kukësi siguron vendin e dytë, ndërsa për Bylis tashmë mbetet vetëm të mbajë pas Vllazninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *