• |
ide | kryesore

Video/ Teuta me ‘vela të hapura’ drej Europës: Martini vazhdon ti bëjë gjëmën Vllaznisë ‘së tij’

-Instant, F1, Sport, Video



Teuta sheh gjithnjë e më tepër drejt Europës, duke shfrytëzuar në maksimum momentin e mirë. Pasi e nxorrën jashtë Kupës së shqipërisë në cerekfinale, të besuarit e Edi Martinit rrëmbejnë edhe një fitore 0-3 në kampionat, duke e fundosur Vllazninë në zonën e play-out.

Durrsakët bënë një përfaqësim shumë të mirë në Loro Borici, duke mbajtur nën presion kundërshtarin që në fillim, me ndeshjen që u bë më e thjeshtë pas 11 metërshit të shkaktuar nga Kymi në minutën e 14 e të shndërruar në gol nga i zakonshmi Kallaku. Nuk kishte asgjë për të bërë për kuqeblutë që gjithë forcën sulmuese e kishin në dy raste sporadike të Zogajt, por që nuk mund të vinin në panic një skuadër që anën defensive e ka nga pikat e saj më të forta.

Zëvendësimet e Dedjas nuk ndryshuan fytyrën e venitur të kuqebluve të tij me miqtë që mbajtën fushën nën kontroll, diktuan ritmin që deshën dhe në momentin kyc goditën me dy gola në tre minuta duke e mbyllur me një tris ndeshjen e tyre: Lorenco Vila shënoi në të 83 dhe Albano Aleksit me penallti fiksoi 3-0 në të 86. Me këtë triumf Teuta u ngjit në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *