• |
ide | kryesore

Zoë Kravitz:Jam më e përgjegjshme pas martesës

-Instant, Paparazzi, Slider



Martesa, si një fazë e re në jetën e saj, e ka bërë Zoë Kravitz të jetë më e përgjegjshme. Në një intervistë për Variety, aktorja e “Big Little Lies” u shpreh:

“Jam e martuar dhe po bëj më pak gabime. Jeta është një luftë e vazhdueshme, prandaj sigurisht që duhet të punojmë fort. Por hapi i parë është se jam më e përgjegjshme”. Kravitz u martua me aktorin Karl Glusman në shtëpinë e të atit, Lenny Kravitz, në Paris, qershorin e kaluar.

Përsa i përket karrierës, gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te roli i ardhshëm si Catwoman te “Batman”. “Kur doli njoftimi, mora më shumë telefonata se ndonjëherë tjetër në jetën time. Më shumë se për ditëlindje, më shumë se ditën e dasmës, më shumë telefonata se gjithçka. E ndjeva presionin menjëherë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *