• |
ide | kryesore

Arthur mban fjalim para stërvitjes së Barcelonës: “Jam lojtar i Juventus”

-Instant, Sport



Arthur është një lojtar i Juventus. Vizitat mjekësore janë kaluar dhe firma është vënë mbi kontratrën 5 vjecare. E gjitha është mbyllur dje, në Torino, me lejen natyrisht të Barcelonës që i ka lejuar mesfushorit brazilian një ditë “lirie”. Mëngjesin e sotëm, në rikthimin e tij bë Ciutat Deportiva, para stëvitjes, Arthur ka marrë fjalën e përpara gjithë skuadrës ka lajmëruar kalimin e tij tek bardhezinjtë: pak minuta për ti siguruar shokëve për impenjimin maksimal në fushë deri në fund të sezonit, në Liga ku që nesër blaugrana do të luajnë shumë në sfidën kundër Atletico Madrid e natyrisht në Champions.

Një fjalim para një grupi “të lënduar” nga barazimi kundër Celta e nga shkëputja në klasifikim e Real Madrid. 24 orët e fundit në kampin blaugrana nuk kanë qenë aspak të qeta, nga Spanja shkruajnë për dhomat e zhveshjes të trazuara, me një pjesë të mirë të senatorëve të rreshtuar kundër Setien, edhe për shkak të përdorimit të paktë të vetë Arthur. Mesazhi i sotëm i brazilianit, në këtë kuptim, ka kupimin e një ftese për bashkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *