• |
ide | kryesore

Dyshimet e Thaçit: Rastësi apo intrigë që akuzat dolën rrugës sime për në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar Gjykatën Speciale që zgjodhi publikimin e propozim-aktakuzës në kohën kur ai ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë në vizitën e planifikuar më 27 qershor në Uashington.

“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë”, – tha Thaçi në adresimin e parë para qytetarëve. I pari i shtetit të Kosovës mendon se publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar ishte linçim publik dhe skandal i madh.

“Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik”, theksoi ai.

“Asnjë qëllim i mirë dhe asnjë vullnet i madh për drejtësi, nuk e arsyeton fabrikimin e një bombe mediatike për të inkriminuar të parin e shtetit të Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu me Serbinë kishte hyrë në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë. Cilës drejtësi i intereson kjo ngutje e rrufeshme dhe kjo shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor? Kjo pyetje do të duhet shtjelluar në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, – shtoi Thaçi.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.



4 Comments

  1. EDI RAMA SI ZAGAR NE KOSOVE,ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT , thotë:

    PO DULLA K-OTI PSE NUK IKU HAHA HAHA ,ANI EDHE KY CAKAJ I BATON HAXHIUT ISHTE BERE GATI TA LEPI KARROTEN DHE TE HEDH NOJ FIRME EDHE AI

  2. Gjarper mos u shtir si i pafajshem se ti e di shume mir se burgu te pret, Atje do te kalbesh per ter jeten. Ka ardhur koha te lash mekatet o tradhtar i kombit shqiptar.

    It’s time to go in jail shitty snake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *