• |
ide | kryesore

(FOTO) Adjola Lakra në gjykatë, çfarë thotë personi kyç në vrasjen e Hekuran Billës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet deshmia e 26-vjeçares, Adjola Lakra, e cila mbeti sot pas hekurave, me mase sigurie “arrest me burg” pas arrestimit te diteve me pare, si e dyshuar si ndihmese ne vrasjen e Hekuran Billes.

Ajo sot ne sallen e gjyqit eshte shfaqur e qete, ku ka mohuar kategorikisht perfshirjen e saj ne kete ngjarje te rende dhe ka dhene edhe detaje lidhur me njohjen dhe lidhjen me Hekuran Billen dhe Sebastian Malin, personin tjeter te arrestuar per krimin.

Vajza ka qene e lidhur me Sebastian Malin, nipi i Viktor Markut, ky i fundit, nip i te riut Prel Marku, qe Hekuran Billa akuzohet se e ka vrare ne Angli.

Ajo ka treguar se eshte njohur me Sebastian Malin, sapo ka ardhur me familjen te jetonte ne Tirane, pra dy vite me pare.

“Me Sebastian Malin u lidha dy vite me pare, kur sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri u njoha me Lule Malin, mamane e Sebastian Malit. Pas kesaj, u lidha me Sebastian Malin. Një ditë, ai më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe kerkoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë per miqesi. Une e pyeta se kush është dhe ai më tha eshte “hasmi im”! Por më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Me pas, personi me emrin Lani Billa e pranoi ftesen time, dhe ne filluam te flisnin online. Une fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”.

Sipas saj, ata te dy jane lidhur ne nëntor të vitit 2019, kohe kur i dha fund edhe lidhjes qe kishte pasur me Sebastian Malin.

Vajza tregon se kur Billa u kthye nga jashte, ata takoheshin “pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër”.

Ndarjen me Sebastian Malin, ajo e sqaron me nje fjali: “Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time”.

NATA E VRASJES

Vajza 26 vjecare tregon se “Ditën e ngjarjes e lame të takoheshim në darkë”, tek vendi ku takoheshin gjithmone, zbulon Panorama.

Ajo thote se ne oren 19:00 ka marre nje telefonate nga i dashuri i saj, Hekuran Billa, i cili i ka thene se do te vonohej, pasi kishte pune ne Durres.

Me pas, ajo thote se e lane takimin per ne oren 21:00.

“Në orën 20 e lame që do të takoheshim për një orë. Une u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje”. 

VEPRIMET PAS VRASJES

Ajo tregon se pasi ka marre vesh se cfare kishte ndodhur, eshte kthyer ne shtepi. “U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta”.

Adjola Lakra ka thene me tej, se ajo po qante pasi mori vesh ngjarjen dhe kete skene e ka pare edhe mamaja e Sebastianit.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”. 

Nderkohe qe pyetur se ku e kishte telefonin, me te cilin ka kryer edhe telefonatat me Billen, ajo ka thene se e ka thyer. “E theva nga dëshpërimi!”, ka thene ajo.



5 Comments

  1. Po tani cfare do thote ajo gazetarja DORIANA BEZAT e cila perhapi shpifjen sikur kjo vajza kishte pranuar se e kishte nxjerre ne prite viktimen per para , dhe se kishte shkuar me nje nga vraseseit per te dorezuar makinen e marre me qira.
    Dhe pastaj te gjithaq portalet e moren ate lajm , i shtuan dhe plot gjera te tjera , dhe ne fund historia e sajuar ishte shume shume shume larg te vertetes.
    Une po te isha ne vend te familjareve te kesaj vajzes do ta hidhja ne gjyq ate gazetaren ose kompaninen per te cilen ajo punon.

      1. Kjo edhe mund te jete fajtore .. Por fakti eshte qe kjo nuk ka pranuar ose deklaruar kurre se e ka nxjerre ne prite viktimen per para sic u shkruajt pak dite me pare ne te tera portalet apo studiot televizive. Pra gazetarja genjeu.
        Ketu po flasim per dy gjera te ndryshme : 1) qe kjo eshte fajtore apo jo , 2) qe ‘SIPAS BURIMEVE TE SIGURTA ‘ kjo gazetarja Bezat ka mesuar se ajo e ka pranuar krimin dhe ka deklaruar perballe prokurorit se e ka nxjerre ne prite viktimen per para.
        Dhe pastaj po te lexoje apo degjoje lajmet dhe anal-istat qe anal-izonin kete veprim shihje se ata e merrinin si te mirqene ( 100% e sigurte) qe ajo e ka deklaruar kete gje.
        Sot avokati i saj akuzoi median se kishte HELMUAR OPINIONIN PUBLIK me lajme te rreme ndaj klientes se tij.

  2. Mos u nxitoni te nxirrni konkluzione vetem nga gazetat. Si ka mundesi qe Hasmi e dinte vendin dhe oren nqs kjo nuk do te ishte e perfshire apo kishin pare filxhan. Me thoni nje vrases apo bashkepunetor ne vrasje qe pranon fahin. Historia qe kjo vajze tregon eshte pak e pabesueshme pasi perse “ish i dashuri” do ti tregonte fotografine e hasmit dhe me vone kjo ti bente ftese ne instagram a thua se Hekri ishte Alen Deloni

    1. Kete do ta vertetoje gjykata . Deri tani kemi degjuar vetem pallavra dhe rrena .
      Nese prokurori arrin ta vertetoje ME FAKTE se kjo ka qene pjese e skenarit te vrasjes , atehere ne burg te shkoje bushtra . Problemi eshte se ne bombardohemi me aq shume lajme te rreme cdo dite sa nuk kemi kohe te llogjikojme per te pare kush lajm mund te jete i rrem , dhe kush i vertete.
      Fajsia e kesaj vajzes nuk ka fare te beje me genjeshtren e gazetares. Jane 2 gjera te ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *