• |
ide | kryesore

Gafa skandaloze turpëron Gagliardinin: “Ju dhuroj fanellën ndaj Sassuolo, nuk dua ta shoh më”

-Instant, Sport



Roberto Gagliardini ka zgjedhur ironinë për të dalë nga talljet e rrjetit social që e përfshinë pas gabimit skandaloz me portën bosh në barazimin e cmendur me Sassuolo. “Fitorja e djeshme ishte fondamentale për rrugëtimin tonë – ka shkruar mesfushori i Inter në profilin e tij Tëitter pas fitores me përmbysje ndaj Parmës -. Pas një hapi fals, duhet punuar e të shohim përpara, pa justifikime apo alibi: kështu kam vendosur t’ju dhuroj fanellën time të Inter-Sassuolo, edhe sepse unë… nuk dua më ta shoh!”.

Një mënyrë zbavitëse për të mbyllur cështjen me tifozët e nervozuar, e për të hedhur gabimin me Sassuolo pas krahëve e për të përballuar sfidat e ardhshme më me qetësi deri në fund të kampionatit. Fanella “e pafat” numër 5 që Gagliardini ka veshur kundër jeshilzinjve do ti shkojë tifozit që do të dërgojë komentin “më të mirë” në postimin e mesfushorit zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *