• |
ide | kryesore

Greqia hap kufijtë tokësorë nga 1 korriku me Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Greqia do të hapë kufijtë tokësorë me Shqipërinë nga 1 korriku. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas i cili tha se do të hapen kufijtë tokësorë të Greqisë me Evzones, Kakavia, Krystallopigi, Promachonas, Nymfea, Kastanies and Kipi.

Sa i përket Shqipërisë, do të hapen vetëm pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavisë, teksa me Greqinë ka 6 pika kufitare por duket se Qafë- Bota, Ripsi, Sopiku dhe Tre Urat do të jenë mbyllur.


Ndërkohë zv.ministri i mbrojtjes grek, në një turn ë 27 aeroportet e vendit ka deklaruar se në pikat kufitare tokësore do të ketë ekip të posaçëm mjekësor të Epidemiologjisë, ndërkohë që udhëtarët do të plotësojnë pyetësorin elektronik me detajet e itinerarit, si dhe një broshurë me udhëzime të posaçme.

Duket se Greqia ka marrë një vendim individual të parakohshëm ndryshe nga BE për të hapur kufijtë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me Ballkanin

4 Comments

      1. Ka njerez qe punojne, ok qe jane evgjite dhe ksenofobe greket!
        Fatkeqesisht lajmi eshte i pavertete!
        Do te hapen vetem kufinjte ajrore dhe tokesoret do te jene vetem per njerezit me dokumente a pasaporta greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu