• |
ide | kryesore

Haradinaj zbulon skenarin: Mund t’ja lëmë sërish Presidentin PDK-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se zgjedhja e Presidentit të ri do jetë sifdë e fortë. Në një intervistë në RTV Dukagjini, ai tha se qeveria do të vazhdojë detyrën siç është deri në pranverë kur edhe mbaron mandati i Thaçit.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë” – tha kreu i AAK-së.

Ai thotë se çështja e presidentit ndikon direkt në formulat e ardhshme qeverisëse.

“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendjet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme”, – tha Haradinaj.



5 Comments

  1. I gjithe establishmenti bashke kunder Albinit. Doli edhe baza e gjere qeverisese. Beni mor bythqira zgjedhje.

    1. Pse budallenj janë ato të bëjnë zgjedhje dhe të humbasin? Jo Veseli, k’to e “heronjtë” e UÇK-së më mirë qeverisin me listën Sërbska sesa të lejojnë një Shqiptar të zgjuar e të ndershëm të qeverisë!

      Do t’a shohin vemjet në zgjedhjet e radhës si do dalin, kurdoqofshin, do zoti sa më shpejt!

  2. Nje pyetje “naive” lidhur me deshtimin e takimit ne Washington.
    Do ishim ne kete situate nese,p.sh delegacioni I Kosoves do kishte kete perberje(nje nga opsionet):

    Anetar delegacioni z. Veton Surroi,president I Republikes se Kosoves

    Anetare delegacioni znj. Vjosa Osmani,kryetare e Kuvendit

    Anetar delegacioni z. Albin Kurti,kryeminister I Republikes se Kosoves
    Si do rridhnin ngjarjet?!…
    …ne vend te ketij skenari,kemi “misionarin” Edvin Kristaq Rama qe shkon te helmoje ambientin politik ne Kosove,duke percjelle udhezimet e zagarit te Sllobodan Miloshevicit!!!….

  3. U duhet bere e qarte,njehere e mire,”komandanteve” si Hashimi,Kadriu,Ramushi se,kembengulja per te mbajtur me pahir karriget,do coje ne situaten qe perjetuan shqiptaret ne Shqiperi ne 90-ten. Kur deti u mbush me male me njerez,shqiptare qe iknin te lebetitur nga atdheu I tyre!!!…
    Njezet vjet ne pushtet dhe nuk po ngopen komandantet! Ne vend se te meren me shtet ndertim,nuk po ngopen me pasuri-ndertim!
    Nuk u ka borxh Kosova t’i rrini me pahir ne qafe dhe pas njezet viteve te tjera te perseritet eksodi biblik I 90-tes si epilog tragjik I abuzimit me pushtetin te “heronjvevte luftes”!!!!….

  4. TI PER KARRIK FALE TOK IS RADONIQIT I RA NE GJUJ RADOJQIQIN E BERE SHOK NE ORA 1 PAS MESNATE SHKON NE KONAK PA E PAS SHOK VODHE SHTETIN SHKELE MBI GJAKUN E VLLAZERVE TU POR SHUM SHPET PRAP NE HAG KI ME SHKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *