• |
ide | kryesore

IKMT prish shtëpinë e Nexhmijes Hoxhës, djali i shkruan letër Edi Ramas: Duam dëmshpërblim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Djali i madh i Enver Hoxhës, Iliri, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë, pas prishjes së shtëpisë në Unazën e Madhe, për shkak të ndërtimit të rrugës.

Ilir Hoxha ankohet se familja e tij po trajtohet më keq se çfarë i ka trajtuar Sali Berisha në ’93-n.

Ai vazhdon më tej, duke thënë se po persekutohen, fyhen dhe vidhen.

Letra e plotë e Ilir Hoxhës

Drejtur: Zotit Edi Rama kryeminister i Shqipërisë

Për dijeni: Zonjës Yuri Kim, Ambasadore E SHBA

Zotit Luigi Soreca, Ambasador i BE

Zonjës Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Komitetit të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Vjenë

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike.

Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimn që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet që Ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por … Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa.

Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materialetë Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte qëme cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam ishpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoitë hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA



17 Comments

  1. Biroja gjithmone e ka udherrefier kete vend dhe ki eshte nje fakt i pamohueshem!
    Ja pra pse Biroja e sotme duhet ta çperbleje historine legjendare te shoqes Nexhmije pa me te voglin dishim!
    Te rroje Partija jone Heroinike me shokun Edvin dhe shoket e ndrishem ne krie!

    1. O vlla kot me tpyt, edhe si Landi komenton?. Ky do ishte kulmi nqs je nje person me qendrime dhe mendime kaq diametrikisht te kunderta. Por jam i sigurte se jo

      1. kush eshte Landi, mor kar?
        Po ti, hyn te lapsi per te pare kush ka komentuar?
        Apo aq di dhe lexon vetem komentet, se lajmin apo analizat s’i merr vesh?
        Ik bjeri me dore te TemA! O mjeran!

        1. o KOQE, Se per ty kisha respekte, prandaj thashe Se besoj se je ti, se mu duk e pamundur here te komentosh ndryshe e here krejtesisht ndryshe, prandaj mos shaj me palle. Shaj ata qe duhet jo mua

  2. Ka te drejte djali i udheheqesit legjendar. Pse te mos marre demshperblim dhe te mos i jepet nje shtepi tjeter? A nuk moren me ligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave te gjithe ata qe i jati shpronesoi per vite me rradhe? Ketij fatkeqit iu prish shtepia, por mund t’ia kishin bere edhe me keq. Mund ta kishin futur ne burg e ta kishin cuar ne Spac apo ne Burrel sic jane cuar me mijra njerez. Mund ta kishin internuar e ta detyronin te jetonte ne ndonje kasolle e ta detyronin te punonte ne bujqesi 12-14 ore ne dite sic ia kane bere shume te tjereve.

  3. Keta qe ia bejne ketij, jane fashoste. Ato qe i ka bere te gjithe shqiptareve i jati, jane ideale komuniste. Po thuaj o djale se ta kene bere si komunistet ne 1945 e ne vijim. Thuaj se babai yt jepte urdher te vriteshin meshkujt e t’iu digjeshin shtepite. Thuaj se sa shtepi pronaresh u sekustruan. Thuaj se nen rregjimin e tet eti, te prishnin shtepine dhe te nxirenin ne borxh me shtetin. Shteti aktual, po ju vjedh juve njelloj sic vidhnin prinderit e tu shqiptaret e pasur dikur. Zoti merr hak edhe me dore te kriminelit, mos e harro kete…

    1. “Zoti merr hak edhe me dore te kriminelit, mos e harro kete…”

      Xoni, kete e ke thene shume mire, tamam Zoti i ndersyn te keqin te keqit…. Dhe sa per “padrejtesine” ndaj te birit te ish-udheheqsit, kjo eshte ironia e “fatit” (denimi i Zotit), nje nga pjellat e nomenklatures gllaberon nje nga ish kokat e saj. Cfare te mbjellesh do korresh! Kjo vlen edhe per hajdutet e sotem, ruhuni nga njeri-tjetri more te mjere!

  4. Nje pyetje kisha ate shtepine Nexhmija e kishte te veten qe ti kerkon demshperblim?Po ata mijera shiptar qe u jane marre dhe sekuestruar pasurite nga yt ate dhe qe perfunduan ne varre pa emer ke ndonje ide se ku mund ti marrin ato prona qe na qenke indinjuar kaq shume.

  5. Ja keshtu do ja qije Zahon Edit, Erion Veliaj
    Po nuk e vrave bythqirin Edo, mos e rrif se do i vije dita e do marri hak….

  6. Ajo çfarë më tërhoqi vëmëndjen në qaravitjet e këtij birit të kriminelit qe i ati e kishte vënë si dubluess të ish
    shefave të sigurimit famëkeq që pati bërë aq shumë krime monstruoze, është deklarata e tij se “policët u sollën me ne në mënyrë shumë korrekte”.
    Po a nuk i kemi parë të gjithë se sa “korrektë” janë sjellur këta policië me qindra qytetarë të tjerë të thjeshtë që jo vetëm ju a shkatëruan shtëpitë por edhe ju hodhën gaz helmues mbrenda në shtëpi me fëmijë e pleq të sëmurë ?
    A nuk është kjo një dëshmi se policia e sotme është e mbushur me sojin e enveristëve ?
    Ai ankohet se i paskan dëmtuar “gjërat personale” të Enver Hoxhës por nuk na e thotë se çfarë ishin konkretisht këto “gjëra personale”.
    A mos janë këto “gjëra personale” dokumenta autentike që zbulojnë krimet jo vetëm të prinëdërve të tij por edhe të vetat ?
    Iliri , bir i një krimineli sadist politik e baba i një trafikanti të drogës, ankohet se ndaj “familjes së tij” , na qenkan shkelur të drejtat e njeriut e për këtë i drejtohet edhe Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut.
    Është fakt se e vetmja shtëpi që kishte ngelur pa prishur në ate zonë, ishte shtëpia e tyre, që kishte njëmijë arsye që të kishte qenë e para të konfiskohej e të prishej.
    A mos shkonte me shpresë Iliri që ate shtëpi, shqiptarët si shtëpinë e Gjirokastrës apo ate të Bllokut ta mbanin si muze të familjes Hoxha ?
    I vetmi shqiptar që nuk e ka të drejtën morale të ankohet për shkelje të të drejtave të njeriut, ështi biri i Enver Hoxhës.

  7. He mo palaqo i byth shkoqurit te Gjirokastres tu hap goja o familje e degjeneruar eee, he more shkerdhata more qar i keni bere Shqipetareve ju per 50 vite sju ben as zoti more bushtra por akoma s ja keni nis halleve ju se keni kete byth qirin tuaj qe ju mba se prisni prisni se akoma ka kohe, do ju dale shpirti nga bitha ore monstra.

  8. S’ ka faj ky, i rehabilitoi partía e Rilindjes…fare e keqe. E ndyte Shqiperine per 50 vjet dhe tani na del e na kerkon te drejten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *