• |
ide | kryesore

Inter ka një portier rekordmen: asnjë prezencë, dy kartona të kuq

-Instant, Sport



Gjashtë vjet tek Inter, asnjë prezencë e… dy kartona të kuq. Tommaso Berni ndoshta nuk do të kalojë në histori si portieri më i madh i të gjitha kohëve, por pas mbrëmjes së djeshme, në librin e rekordeve ka përfunduar e bindshëm. Portieri i tretë zikaltër, në Tardini ka marrë kartonin e dytë të kuq sezonal, pa vënë asnjëherë këmbën në fushë.

Në minutën e 68′ të Parma-Inter me skuadrën e D’Aversa që kryesonte 1-0, Kulusevski zgjat bërrylin ndaj Barella e niset drejt Handanovic. Arbitri Maresca vazhdoi lojën e Berni nga pankina tërbohet e proteston tek arbitri i katërt: për arbitrin nga Napoli është karton i kuq. Nuk ka gjë të keqe nëse për Berni do të ishte hera e parë: i treti i Handa është nxjerrë me të kuqe edhe gjatë Inter-Cagliari si pasojë e protestave për kartonin e kuq të Lautaro Martinez. Në fund të ndeshjes, shtrëngimi i dorës nuk i pëlqeu Manganiello që i tregoi të kuqin. e si dënim i erdhën dy javë skualifikim.

Jo vetëm Berni. Nervozizmi në pankinë e sidomos mes shtyllave në shtëpinë e Inter nuk ka kursyer as Daniele Padelli. Zëvendësi i Handanovic ka marrë kartonin e kuq nga pankina në Juventus Stadium gjatë ndeshjes së fundit, përpara ndalimit për shkak të pandemisë. Kështu, ajo e Bernit, përvec se u fut në histori, është edhe i kuqi i tretë i një portieri interist nga pankina në pak muaj. Handanovic nuk i lë asnjë hapësirë mes shtyllave… ata e nxjerrin inatin kështu…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *