• |
ide | kryesore

Kallaku tregon të ardhmen: “Kam katër apo pesë oferta”

-Instant, Sport



Sherif Kallaku është njeriu lider i Teutës dhe është duke e tërhequr skuadrën durrsake drejt Europës. 13 gola për një fantazist është një shifër impresionuese, e kjo nuk mund të mos e evidentonte numrin 10 në vëmendjen e klubeve të huaja. Por lojtari nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij dhe e vetmja gjë e sigurtë është se sezonin e ardhshëm nuk do të luajë më për Teutën: “Nuk kam vendosur akoma – tha Kallaku në Rubrika Sportive – Kam 4-5 oferta për të cilat duhet të mendohem sepse nuk dua të dal jashtë sa për ti vënë një vulë pasaportës e të kthehem prapë. Dua të qendroj gjatë e të zgjedh një skuadër që të më ndihmoj të bëj përpara”.

Në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, ku duhet të përballet tashmë me Kukësin, durrësakët kanë marrë edhe vendin e tretë në kampionat, pesë javë nga fundi, duke e bërë plotësisht të mundur prezantimin në Europë sezonin e ardhshëm, pavarësisht se sipas asaj që pranon Kallaku, durrsakët mundohen të qendrojnë me këmbë në tokë: “Trajneri dhe kapiteni Arapi mundohen të në mbajnë me këmbë në tokë dhe ti marrim ndeshjet një nga një. Është e rëndësishme të mbetemi të përqendruar për të arritur një objektiv të rëndësishëm për klubin”.

50 pikë për skuadrën e Martinit, që ka kaluar me një distancë Lacin e kanë vënë në shënjestër Kukësin e vendit të dytë, që për momentin ka avantazhin e gjashtë pikëve, por duhet të luajë sfidën direkte me Tiranën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *