• |
ide | kryesore

Kontrolle të shtuara në bregdet, çfarë njofton policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle të shtuara në zonën bregdetare dhe ka proceduar penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.



4 Comments

    1. Alabaket vazhdojne dhe ne Ksamil dhe ne Durres te pushtojne vendin me cadra e shezllone mgjths njerez ka pak. Fature tatimor me shume se gjysma nuk leshojne nga lokalet

  1. Nuk mora vesh si u procedoka dikush penalisht per disa cadra dhe shezlonge (chaise longue)..Cfare krimi ka bere ky zoteria kunder individit..Ka vrare, Ka prere, Ka demtuar ???Shtet i Rames.. Ne buuuurg ti behet qejfi nostalgjikeve te Merhumit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *