• |
ide | kryesore

Plas konflikti tek Barcelona! Sherr mes Setien e senatorëve

-Instant, Sport



Tension në majë në shtëpinë blaugrana. Kjo është ajo që zbulon Marca e Mundo Deportivo, që flasin për një frakturë në raportet mes teknikut Setién e liderve të dhomave të zhveshjes, duke nisur nga Suarez e Messi. Barazimi i papritur (2-2 ndaj Celta Vigo) jo vetëm rrezikon të ketë kompromentuar aspiratat blaugrana në kampionat, me një Real Madrid që ka shkuar në +2 kur mbeten 6 javë nga fundi i Liga (e me avantazhin e përplasjeve direkte). Sipas asaj që bën të ditur shtypi spanjoll, hapi fals kundër Celta mund të ketë cuar në pikën e mos kthimit relacionin e trazuar mes lojtarëve e stafit teknik, që në fund të ndeshjes kanë patur një konfrontim të ndezur.

Fjalët e Suarez menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kanë treguar gjithë pakënaqësinë që mbizotëron në skuadër. “Shumë pikët e humbura në transfertë (vetëm 23 në 48 të mundshme)? Trajneri duhet pikërisht për të analizuar e zgjidhur këto lloj situatësh”, ka thënë Pistolero, duke drejtuar gishtin në zgjedhjen e Setién. Por në dhomat e zhveshjes, klima është nxehur edhe më shumë duke shpërthyer në një diskutim të ashpër mes teknikut e “senatorëve”.

Nyja e konfliktit, referojnë gazetat, skemat e Setién e zëvendësimet e realizuara në 90’ e Vigos, nga zgjedhja për të futur në fushë Braithëaite në të 68’ e të zëvendësonte Suarez në fund e madje edhe hyrjen e vonuar të Arthur, vetëm në të 86’. Grupit nuk i ka pëlqyer shitja e brazilianit tek Juventus dhe nuk e ka fshehur aspak. Në dhomat e zhveshjes janë thënë fjalë të rënda e liderët e grupit kanë ngritur zërin kundër përgjegjësit të vetëm: tekniku Setién.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *