• |
ide | kryesore

Punësoi gruan fiktivisht në parlament, dënohet me dy vjet burg ish-kryeministri i Francës

Planet, Të fundit

Një gjykatë Franceze ka dënuar sot ish-kryeministrin Francois Fillon me pesë vjet burg, tre prej tyre të pezulluar, për përvetësim të fondeve publike në një skandal që shkatërroi kandidimin e tij për vitin 2017 për president. Gjykata gjithashtu dënoi me 3 vite burg, të pezulluar të shoqen e Fillonit, Penelope si bashkëpunëtore në mashtrim.

Gruaja e ish-kryeministrit u provua se arriti të merrte rreth 1 milion euro në punën e saj, si ndihmës sekretare parlamentare e të shoqit. Kryetarja e gjykatës teksa lexoi vendimin, tha se ishte i tronditur për faktin se Fillon, 66 vjeç, kishte shpërdoruar besimin e publikut, duke paguar të shoqen në një punë me një pagë në shporpocion me pagën e saj.


“Znj Fillon u punësua në një post të padobishëm”, tha kryesuesja e trupës gjykuese, Nathalie Gavarino.

Sipas avokatit mbrojtës të çiftit, Fillonët do të apelojnë vendimin, dhe do të mund të shmangin shkuarjen në burg.

Kryeministri Fillon drejtoi qeverinë nga viti 2007 deri në vitin 2012. Pretendimet nisën në garën e zgjedhore, kur ai i rezistoi edhe presionit të partisë për të tërhequr kandidaturën e tij por u eliminua që në raundin e parë të votave.

Kur skandali doli, Fillon denoncoi dhe foli për një fushatë mashtrimesh të ndyra dhe mohoi të kishte bërë diçka të paligjshme. Por gjykata tha që çifti nuk kishte arritur të vërtetonte se çfarë pune bëri Penelope në parlament, duke marrë aq para.

Fillon qëndroi pa asnjë shprehi apo deklarim ndërsa u shpall vendimi.

Gjykata dënoi gjithashtu një të pandehur të tretë, Marc Joulaud, me tri vite burg të pezulluar pasi sipas vendimit, ndihmoi Penelope të kanalizonte paratë dhe u ndihmua të merrte një vend tek konservatorët në Parlamnet. Ish-kryeministri duhet të paguajë 401,000 euro tek shteti, ndërsa gruaja dhe Joulaud duhet të japin edhe 679,000 euro të tjera.

4 Comments

  1. eh mo byrazer te kishe qene ne albanistan , do te punesoje gjithe fisin neper punera fiktive dhe do ishe si kokrra e molles , fajin e ka shteti yt qe zbaton ligjet e ka gjykatat e prokurorite ne kembe

  2. Po ketu qe eshte muti mullar ne cdo institucion shteteror ??
    Ta marre vesh francezi se ca behet ketu te BSH apo te OSHEE, te pakten do ngushellohet…

  3. Nese do kish sadopak shtet ne shqiperi do denoheshin me qindra zyrtare te larte e nivel lokal per punisime fiktike. Nga ministra, deputetë e drejtorë dikasteresh, por kushedi kir vjen ajo dite ketej, ndoshta nuk vjen fare se u mesuam duke na vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu