• |
ide | kryesore

Superiore/ Tre skuadra ‘luftë’ për një vend në Europë: Bylis kërkon rrugën e shkurtër

-Instant, Sport

Titulli ka një favorit, playout gjithashtu, ndërsa të rënët kanë qenë të ditur prej kohësh. E vetmja pika e nxehtë e Superiores është zona europiane e renditjes, ku ngjeshja e skuadrave e ka bërë situatën të paparashikueshme. Fitorja e Teutës dhe suksesi i Partizanit në sfidën direkte me Lacin ka krijuar trinomin që synon Europa League.

Tre pikë ndajnë tre skuadrat, katër bashkë me Skënderbeun, por që është jashtë kësaj gare për shkak të të tjera situatave gjë që i bën 5 javët e mbetura të kampionatit një lloj shahu mes tyre. Me Kukësin që duket i fortë në pozita, me 6 pikët e avantazhit ndaj durrsakëve të vendit të 3, lojërat luhen në llogari edhe me Kupën e Shqipërisë, ku fituesi nëse është Tirana ose Kukësi mund të lirojë një vend më shumë në kampionat.


Por në këtë pikë asgjë nuk është e sigurtë sepse në katër më të mirët është edhe Bylis outsider e vetë Teuta, ndërsa për të qenë të sigurtë për pjesëmarrjen në Europa Leagu e ardhme duhet ai vendi i tretë që e ka për momentin Teuta, por që e kërcënon Laci e Partizani, me më të rrezikuarit kryeqytetasit që në javën e 32 kanë edhe sfidën më delicate, jashtë fushës e kundër një skuadre që i është bërë makth gjithnjë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu