• |
ide | kryesore

Thaçi e Veseli shtrojnë darkë për Ramën në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përvec liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.

Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin. Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50.

Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thacin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës. Megjithatë, në të njetën kohë ishte paralajmëruar se Thaci do të fliste për aktakuzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën. Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë./ Express

 



8 Comments

    1. O kar ky i dyti sjam une. Ngel gjurme emri te faqja e Lapsit, po kur merr vesh katundari nga teknologjia!

  1. 1. Rama qan e ulëret me poza e xheste në Tiranë e Prishtinë për akuzimin e Thaçit… Ka shumë arsye, dhe analistë të ndryshëm mund të artikulojnë disa dhjetëra arsye, por mendoj se ekziston një kryesore…Rama, mbi të gjitha ndjen një frikë të madhe për fundin e tij të tmerrshëm…pikërisht po ashtu siç po përjeton Thaçi…

    2. Në Ballkan po rezulton se “fundi i maskarenjve” është Gjykata e ngritur nga vetë maskarenjtë për të bërë gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve politike e për të mbretëruar të qetë me paratë e korrupsionit, krimit e trafiqeve, madje duke lyer rrotën me milionat e vjedhura të disa lobistëve e këshilltarëve të huaj…

    3. Në hapësirën “mbarëshqiqptare” të “birave të kurvës” që mendojnë se mund t’ia hedhin Perëndmit do të ishte Thaçi i pari që do përgatiste me angazhimin e tij gjithçka që seksioni i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë te vepronte në Kosovë… me synimin që t’i shpëtonte çdo akuze eventualisht të ngritur prej saj kundër tij… Sot ai është nën akuzë pikërisht nga kjo gjykatë ndërkombëtare, e ngritur dhe mbrojtur prej tij me fanatizëm të shtirur, që perëndimorët prej kohësh e dinin deri në detaje shumë mirë…

    4. Pikërisht pas përfundimit të ngritjes së kësaj Gjykatë dhe fillimit të veprimit të saj, madje i gjendur në kurthin e “strofkës së maskarenjve” Thaçi është tejet i zhgënjyer prej saj… por duke urryer vetveten për naivitetin e treguar dhe paaftësinë që nuk mundi t’ia hidhte perëndimorëve…

    5. Por ai që qan e uluret më shumë, me jargë e me qyrre, me poza e xheste “patriotike”, është Edi Rama… ai ndjen se ka ecur në të njëjtën rrugë të gabuar me reformën në drejtësi… Për më tepër që disa “miq” të tij nga vende të tjera ballkanike apo “këshilltarë” të paguar majmërisht e kishin këshilluar të mos ecte në këtë rrugë e madje ta frenonte “reformën e drejtësisë” që ata e cilësonin “reforma bumerang”, që do t’i hante kokën…

    6. Fillimisht duke i besuar këshillave të miqve të tij të paguar majërisht u nis për të ecur në rrugën e refuzimit të reformës në drejtësi… Por nuk mundi të ecte gjatë nëpër të… Sepse së bashku me “shkopin” e zbulimit të “pasurisë së paligjshme prej 200 milion euro të fshehur në llogari të fshehta në offshore në emër të të vëllait” që e tmerroi, iu shfaq edhe “karrota’ e “garancisë së pushtetit e të ardhmes pas lënies së pushtetit”, të cilat “biri më i madh i kurvës” u detyrua t’i pranonte si çeço…

    7. Për rrjedhojë, lotët e krododilit dhe qarja me legen për Thaçin janë lotë inati e hidhërimi ndaj vetes, ndaj naivitetit që ka treguar duke ngritur me duartë e tij “gijotinën” që është ngritur ndaj tij po ashtu si ndaj Thaçit veproi e njëjta tip “gijotine” e ngritur prej vetë atij për t’i shpëtuar ndëshkimit, por që po rezulton fatal…

    8. Përfundimi i kësaj fabule është i qartë: “Kjo ishte loja…” apo “kurthi i mjeshtrave” i ngritur për të kapur “kodoshët ballkanikë” që i krijoi Thaçi dhe Ramës iluzionin se me me hilet e veprimet e tyre tinzare arritën të kapnin e vinin nën kontroll drejtësinë për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe përjetësuar mbretërimin e tyre, por që ranë vetë brenda…

    9. Perëndimi duket e kap lepurin me qerre… madje me qerren që “viktima” kryesore e ngre po vetë, për të mbrojtur veten e tij dhe me të cilën gjatë të gjithë kohës negocion për veten e tij, për sigurinë e ruajtjes së pushtetit, por edhe të mosndëshkimit pas pushtetit.. Sepse këta “kodoshë ballkanikë” kujtojnë se do të mund t’ia hedhin Perëndimit duke vënë nën kontroll drejtësinë me paratë e pista të korrupsionit e të krimit dhe pushtetin ilegjitim të votave të vjedhura…mekanizëm që Perëndimi ka menduar ta ngrejë pikërisht për të goditur këta hajdutë të lidhur me kriminelët e trafikantët…

    10. Së fundmi, po jo më pak e rëndësishme, këta “kodoshë” ballkanikë e provincialë, mediokër e megallomanë, qesharakë e tragjikë, duhet kenë mirë parasysh, se sado të sofistikuara të jenë marifetet e hilet e tyre, asnjëherë s’do të mund t’ja dalin dhe fundi i tyre është herët a vonë në “strofkën e maskarenjve” e cila iu ngrihet si “kurth” po ata ditë që ata mendojnë se shpëtuan duke filluar të ngrenë “gijotinën” e shpëtimit për vete dhe për të hequr qafë kundërshtarët…kaq për këtë radhë….

    MARRE NGA K I

    PISA POLITIKAN KETA DUHET TE ARRESTOHEN PER KRIM NDAJ KOMBIT…………

  2. Kan per te ikur te gjith mendoj si gruevski. Besoj e kan gjet nga nje cop vendi ku te fusin kaptinat e felliqta , me koh. Kan pas boll eksperienca…neper dynja. gruev. i fundit.A po?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *