• |
ide | kryesore

Thaçi: Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp disa ditë pas publikimit të akt-akuzave nga ana e Gjykatës Speciale. Sipas Thaçit, ai mund të ketë bërë gabime gjatë dhe pas luftës, por krime lufte jo.

“Kam nderin e madh të ushtrimiti të detyrës së presidentit të Kosovës së lirë dhe demokratike. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njëhtësuar me ata që dhanë jetën në luftën e UÇK, është i njëjtë me ata që më kanë mbështetur dhe me gjakun e atyre që më kanë gjykuar. Ndihem sot i çliruar nga brengat politike. Jemi të gjithë bij dhe bija të kësaj toke dhe të gjithë duam më të mirën për Kosovën. Por politika i ka dhe këto, mua tashmë më janë kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë, nga koha kur isha djalë idealist deri tani që jam me flokë të bardha.

Nuk më është dridhur qerpiku për procesin e ashtuquajtur krime lufte. E kam ditur se ne si UÇK do të paguanim gjithçka për lirinë që ia dhamë Kosovës. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo krim që ka ndodhur. Shumë prej luftëtarëve të UÇK-së kanë dalë mbi akuzat monstruoze. E njëjta gjë do ndodhë edhe me me vëllain tim jo të gjakut Kadri Veselit. Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo. Nëse do të kthesha pas, do t’ia ktheja plumbin prapë regjimit të Sllobondan Millosheviçit”, tha Thaçi.



4 Comments

  1. Une ne pergjithesi jam kunder kastes se vjeter te politikaneve te ketushem dhe gjithashtu atyre ne kosove . Kam verejtjet e mia ndaj Thaçit , Veselit dhe shume politikaneve te tjere te Kosoves , sepse si politikan u treguan te dobet e miop , por kan simpatine dhe mbeshtetjen time per burrerine dhe trimerine qe treguan ne luften çlirimtare te Kosoves . Ne keto kushte ku ndodhemi , te gjithe shqiptaret e nje gjaku ketu dhe ne kosove sot duhet te jene me Thaçin dhe Veselin . E gjithe politika kosovare sot duhet ti ndale dasite politike dhe duhet te jete si nje trup i vetem ne mbrojtje te ketyre trimave te UÇK -se , ketyre fisnikeve te Kosoves . Ti japim Çezarit ate qe eshte e Çezarit .

  2. Ky “trimi “kosoves duhet jepte doreheqjen me u u perpalle ashtu si supertrimi haradinaj pa titullin keyeminister por si Ramish Haradinaj ndersa ky shoku tames ka frik dhe do me u mbrojte me postin e presidentit , post i cili perfaqeson Kosoven jo hashimin. Ti lepij bythen Rugoves te cilit u perpoq me i bo shume atentate por i rrujti leshet

  3. Ne kete moment nuk eshte me rendesi asnje emer personi i cfaredo niveli por permbyllja e nje marveshje te penguar djallzisht nga fuqi te errta qofshin ne brukselin e kalbur apo kudo. Nuk dim cfare tramp ofron por mendoj se do jete me e hajrit se hici i be. dhe pas saj qe uroj te ndodh sa me shpejt , te liberalizohen vizat dhe popullit ti krijohen alternativa te reja punsimi studimi dhe tregtie nga burime alternative tregjesh. Si dhe te mos ngelet peng i sorosit te thacit kurtit apo kujtdo qofte. ky 30 vjecar i erret pus per shqiprine dhe kosoven duhet te mare fund. Dhe sorros megjith ata qe ende i sherbejn duhet te ngren leckat nga europa.

  4. Ketu me sbehet fjal as per Hashim as per Krasniq as per Kadri po behet fjal qe keta pro serbet si europa si Dik Marti te njellosin UCK si organizate kriminale o shqiptar hapni syt dhe behuni bashk per mbrojtjen e vlerave te UCK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *